Para disa ditësh, Edi Rama ndau me ndjekësit e tij një dokumentar për Tiranën, ku shfaqeshin ndryshimet e dukshme dhe investimet që sipas tij kanë shndërruar rrënjësisht kryeqytetin. Pamjet theksonin punën e tij dhe të Erion Veliajt, në përpjekjet për ta bërë Tiranën një qytet modern dhe të zhvilluar. Megjithatë, në këtë dokumentar, Rama zgjodhi të mos përfshinte pamje nga momente të rëndësishme që kanë shoqëruar këto projekte, si shembjen e Teatrit Kombëtar, shkatërrimin e lulishtes “7 Xhuxhat” dhe protestat e shumta kundër Unazës së Re apo Bulevardit të Ri, duke lënë pas tensionet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar këto transformime.

Pamje nga shembja e Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një moment i rëndësishëm dhe i diskutueshëm për Tiranën, që solli me vete një valë reagimesh dhe protesta nga qytetarët dhe artistët.


Ky vendim, i cilësuar nga disa si një hap i nevojshëm për zhvillimin e qytetit shkaktoi një përplasje mes atyre që mbështesnin modernizimin dhe atyre që e shihnin si një fshirje të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit. Teatri u shemb për të hapur rrugën për një ndërtim të ri, por ky ndryshim ka lënë pas tensione dhe debate të forta.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on E enjte, 20 shkurt 2025

Dokumentari që Rama postoi

Rama ka zgjedhur të mos përfshijë në dokumentarin e tij për transformimin e Tiranës edhe shkatërrimin e lulishtes “7 Xhuxhat” duke e lënë jashtë një tjetër moment që ka sjellë tensione dhe kundërshtime të shumta nga qytetarët dhe jo vetëm. Një hapësirë e cila ofronte gjelbërim dhe mundësi për relaksim, u zëvendësua nga një hapësirë betoni për t’i hapur rrugën ndërtimit të projekteve të tjera.

Pallati i ngritur te lulishtja “7 Xhuxhat”

Protestat e organizuara nga qytetarët kundër ndërtimit të Unazës së Re dhe Bulevardit të Ri janë një tjetër kapitull i mbushur me tensione dhe kundërshti në Tiranë. Këto projekte kanë hasur në rezistencë të fortë nga banorët e zonave të prekura, të cilët i konsideronin ato si një kërcënim. Unaza e Re dhe Bulevardi i Ri kanë sjellë me vete shpërngulje të familjeve, shkatërrimin e shtëpive dhe bizneseve.

Protesta për Unazën e Re

Pavarësisht përpjekjeve për të modernizuar Tiranën, ndryshimet e shumta kanë sjellë me vete një valë kundërshtimesh dhe protestash nga qytetarët. Në një qytet që po transformohet me shpejtësi, ku hapësirat e gjelbra janë zëvendësuar nga ndërtime që shtrydhin frymën e qytetit, sfida mbetet në bilancin mes modernitetit dhe ruajtjes së asaj që mbetet e pazëvendësueshme, natyrës, artit, kulturës dhe jetës së ndërtuar nga qytetarët ndër vite.

Protesta për Bulevardin e Ri

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11