Auron Tare, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, hedh dritë në këtë rrëfim në Gogo.al mbi mënyrën si ai e prezantoi Edi Ramën me dhëndrrin dhe vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Takimi mes Ramës dhe Jared Kushner e Ivanka Trumpit u krye në jahtin e mikut të Tares, Nathaniel Rrothschild. Pse ky prezantim në vitin 2021? Në çfarë konteksti? A kishte plane që atëherë për Zvërnecin? Si ndodhi që pastaj Rama i mbajti vetë marrëdhëniet me Jared Kushner e Ivanka Trumpin duke shmangur Auron Taren? A ka komunikim tani Tare me Ramën? Si e gjykon Tare zgjedhjen e Ramës për të ndërtuar në Zvërnec? Të gjitha këtyre pyetjeve Tare u është përgjigjur, duke mos harruar, dobësinë e tij, Butrintin, për ta analizuar se çfarë kasaphane po i bëhet.

Tare gjatë bisedës për Paketën e Maleve tha: “Unë do të doja shumë që Paketa e Maleve të diskutohej në një tryezë të madhe me ekspertë të cilët merren me çështjet e turizmit malor. Vetë zoti Rama nuk merret me çështjet e turizmit malor dhe nuk e njeh mendoj unë turizmin malor. E para, e dyta nuk mund të ofrosh paketa të maleve në qoftë se ti nuk ke bërë planifikimet e zonave. Pra, duhet shumë të bëhet planifikimi, duhet shumë të bëhet maturimi. Për shembull, t’ju jap një rast shumë të mirë. Vjet, nuk gaboj diku nga marsi, prilli, ministria e Kulturës e Turizmit, të kohës, zonja Kumbaro, doli në parlament dhe tha që një nga sukseset e qeverisë tonë është që në Theth kemi 3.000 e diçka më shumë shtretër. Unë atëherë shkruajta dhe thashë që kjo është çmenduri sepse nuk mund të lejosh një fluks kaq të madh ndërtimesh në një zonë si Thethi e zona të mbrojtura e tjerë e tjerë, por duhet të jetë më e reduktuar dhe më afër autenticitetit të traditës së ndërtimeve.

Pastaj tjetër gjë, nuk mund të lejoh çdo qytetar të bëjë një bujtinë. Pse? Sepse do t’i marrësh të gjithë në qafë, do konkurojnë njëri-tjetrin dhe do falimentojë njëri-tjetrin. Ti duhet të bësh politika që një bujtinë duhet të ketë pesë gjashtë ekonomi ndihmëse për qark. Njëri të bëjë vezët, tjetri gjalpin, tjetri këtë, tjetri atë. Ti në ato zonë për shembull në Thesh, në qoftë se ti ke bërë planin e menaxhimit, planin e arkitekturës, planin e maturimit e di që për shembull ajo zonë nuk mund të mbajë më shumë se 300 shtretër apo 500 shtretër. Nuk mund të thuash se jemi një sukses se kemi bërë 3000 shtretër.

Lexo edhe: https://gogo.al/rothschild-kushner-ivanka-trump-dhe-rama-auron-tare-tregon-mbi-takimin-butrintin-dhe-crruge-mendon-se-ka-marre-rama/

Çfarë ndodhi? Mbas gjashtë muajsh tetë muajsh mbas kësaj deklarate, shkoi qeveria dhe i prishi apo jo? Disa prej tyre me shumë të drejtë. Disa prej tyre me shumë të drejtë që i prishi me edhe po e them e kam thënë dhe po e them publikisht. Disa prej tyre janë shumë të drejtë, por nuk është faji i fshatarit. Pse? Se ti si shtet nuk e orientove ku do ta çonte atë energjinë. Po pra atë para që ai ka, atë energji, ti nuk e orientove, ti e le. Lejimi është tjetër gjë, sepse për shembull, vajti kryeministri që foli me ta, por k kryeministri nuk tha: “Kryebashkiaku im, i Shkodrës, zoti Beci apo ministria e Turizmit e kohës apo filani, filani duhet të mbajmë përgjegjësi që ju lanë ju që i ndërtuat se ata nuk i ndërtuan nga qielli. Dikush i la apo jo? Po shteti funksionon, nuk ka rëndësi është fushatë apo jo. Po kryebashkiaku nuk duhet t’i lejonte, IKMT çfarë është ajo nuk duhet t’i lejonte, policia nuk duhet i lejonte. Pse? Se krijojnë drama të tilla.

Pra ai tjetri kursyer paratë dhe i humbet. Po ndërkohë ti po ta kishe planifikuar gjithë zonën do t’i thoshe ti zotëri nuk do bësh bujtinë, do bësh një shërbim, nuk e di me gomar për shembull. Ti do bësh një shërbim me X, ti do bësh një gjë tjetër ose ku e gjen ti vendit. Pra jo çdo njeri mund të bëjë bujtinë. Kjo është koncepti dhe tani kjo Paketa e Maleve po u çohet njerëzve pa planifikim. Pa planifikim. Do vijë dikush nga Londra, do bëjë një ndërtim si në Londër. Nëse ndërkohë që duhet ruajtur origjinaliteti i ndërtimit të zonës. Pra çdo zonë duhet të ketë atë çfarë quhet kushtetutën e vetë. Po pra hyn atje. Po do vish të ndërtosh ti? Po do ndërtosh vetëm me dy vetëm me dy kate për shembull me këtë arkitekturë, me këtë kapacitet, me këtë, me këtë, me këtë. Kaq. Po duash, po s’duash jo. Ndërkohë ti i thua hajdeni kthehuni tani ndërtoni. Po çfarë do ndërtojnë këta? Ëhë, do ndërtoj si të do ai?”

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13