1 Janari 2026 i gjen shqiptarët me pagën minimale 500 euro, indeksim të pensioneve të pleqërisë dhe pagës maksimale. Sipas përllogaritjeve paga maksimale në vendin tonë është 176,416 lekë e me ndryshimet e reja arrin në 186,416 lekë. Përveç xhepave të qytetarëve, ndryshime parashikohet të ketë edhe në buxhet, ku rritja e pagave, sjell shtim të ardhurash në shifrën prej rreth 9 miliardë lekësh, ku 7,6 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet shoqërore dhe 1,4 miliardë lekë nga kontributet shëndetësore. Në konsultimet publike me qytetarët kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore të të gjithë atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do t’i paguajë qeveria. Sa i përket transparencës së kompanive, Rama është shprehur se: “Ajo që ne kemi për detyrë është që në deklarimet që burojnë nga banka, 500 euro të vijnë në emrin tënd. Këtë, ne e kemi për detyrë ta garantojmë. Nëse pastaj ti shkon më mbrapa dhe ai thotë “më jep mua 100”, kjo është diçka që duhet ta luftojmë bashkërisht, por që ta luftojmë bashkërisht ne duhet të marrim denoncimin.”

Masa e qeverisë për rritje pagash, erdhi pasi ajo më parë u propozua në programin elektoral të PD-së. Në prezantim të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, opozita hodhi idenë e një pakete e cila përfshinte:

Minimumin jetik 200 euro – “JO” urisë.

Paga minimale 500 euro – Një fillim i ri drejt arritjes së pagës minimale të vendeve të rajonit.

1200 euro pagë mesatare – Normalitet dhe dinjitet.

Energjia 7 lekë në orë – Dritë që ndez shpresë.

Rajoni i Ballkanit

Kur në Shqipëri paga minimale shihet si arritje e qeverisë, punonjësi me pagën më të ulët në Greqinë fqinje paguhet 880 euro, duke synuar të shkojë në 950 euro. Përmirësime të ndjeshme janë shënuar edhe në asistencën sociale ku për të papunët ka një mbështetje financiare prej 540 eurosh në muaj. Një tjetër kategori që favorizohet janë punonjësit e martuar, me tre vjet përvojë pune të cilët do paguhen minimalisht 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të fitojnë 39.4 euro në ditë.

Kosova vijon të jetë në tranzicion institucional, politik dhe ekonomik, por qëndron në vlera të barabarta me vendin tonë. Paga minimale në Kosovë arrin në 500 euro. Më herët ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka argumentuar rritjen me analizat e tregut dhe ndikimin që mund të ketë në sektorin privat.

Serbia ka pagë të njëjtë me Kosovën e Shqipërinë, ku një punëtor përfton pagën minimale prej 551 eurosh, një rritje prej 10.1%, edhe pse sipas llogaritjeve kërkohej një vlerë prej 590 eurosh. Ministria e Financave serbe ka ofruar si zgjidhje rritjen e pagës që nuk tatohet me 20.4%.

Në Maqedoninë e Veriut paguhesh minimalisht rreth 397 euro për punën me orar të plotë. Kjo shumë është shumë e vogël krahasuar me nevojat e shpenzimeve normale të një familjeje ku sipas Entit Shtetëror të Statistikës shporta minimale e konsumit arrin mbi 813 euro, e thënë ndryshme paga nuk mbulon dot plotësisht nevojat bazike të jetesës.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14