Gjashtë ditë para fillimit të një gjyqi federal lidhur me sigurinë e fëmijëve në internet, C.J. Mahoney, drejtori ligjor i Meta-s udhëtoi drejt Nashville më 6 gusht për t’u takuar me avokatët e rreth 12 shteteve. Ai kërkon të ndërmjetësojë një marrëveshje të madhe, shkruan The New York Times.

Meta ka pësuar humbje ekonomike nga një vendim i gjykatës, me arsyetimin se kishte krijuar produkte që shkaktonin varësi dhe dëmtonin përdoruesit e rinj. Mark Zuckerberg u vu përballë pyetjeve të vështira në bankën e dëshmitarëve gjatë seancave gjyqësore.

Zuckerberg tha për togat e zeza se “Po e keqinterpretoni këtë.”

Ai pritej të pyetej përsëri gjatë gjyqit federal në Kaliforni, ku një koalicion shtetesh kishte paditur Meta-n, duke argumentuar se kompania kishte kontribuar në një krizë kombëtare për shëndetin mendor të fëmijëve.

Gjatë një takimi në një zyrë Art Deco në zonën e Kapitolit të Tennessee-së, zoti Mahoney paraqiti kushtet e tij, që sipas katër personave të njohur me negociatat, ishin miratuar personalisht nga Zuckerberg. “Meta” do t’u paguante si dëmshpërblim shteteve që kallëzuan rastin deri në 19 miliardë dollarë dhe do të bënte ndryshime në platformat e saj, për të përmirësuar sigurinë e adoleshentëve në rrjetet sociale. Një pjesë e pagesës do të mbahej pezull, nëse të gjitha shtetet bashkoheshin dhe kompanitë e tjera të rrjeteve sociale arrinin marrëveshje.

Për prokurorët e përgjithshëm të shteteve që ndodheshin në seancë, oferta ishte interesante. Ata kishin negociuar me gjigantin e Silicon Valley për muaj të tërë. Disa shtete ishin tërhequr nga padia, Distrikti i Kolumbias dhe disa territore të tjera ranë dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 17 miliardë dollarë.

Prokurori i Përgjithshëm i Tennessee, Jonathan Skrmetti kërkoi nga prokurorët e shhteteve të tjera të mos tregohen shumë lakmitarë, duke përmendur një shprehje vendase, për të shembullzuar rastin: “Derrat e pangopur përfundojnë në thertore.”

Për vite me radhë, Meta, kompania që zotëron Instagramin dhe Facebookun, dukej se kishte një mbrojtje pothuajse të pathyeshme kundër padive për sigurinë e fëmijëve. Armët e saj kryesore ishin Seksioni 230 i Aktit për Mirësjelljen në Komunikime (Communications Decency Act), një ligj i vitit 1996 që i mbron platformat nga përgjegjësia ligjore për atë që përdoruesit publikojnë në faqet e tyre, si dhe Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron lirinë e shprehjes.

Por shqetësimet në mbarë botën për efektet e dëmshme të mediave sociale te fëmijët janë shtuar. Australia vitin e kaluar u bë vendi i parë që ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe shumë vende të tjera kanë zbatuar ose po shqyrtojnë rregulla të ngjashme.

Në Shtetet e Bashkuara, që nga viti 2022 janë ngritur një numër i madh padish për sigurinë e fëmijëve në internet dhe paditësit janë përqendruar në një argument të ri: se kompanitë e rrjeteve sociale i kanë projektuar produktet e tyre në një mënyrë të dëmshme, duke shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit dhe ligje të tjera.

Paditë i akuzuan kompanitë se kishin krijuar me vetëdije platforma që krijonin varësi po aq sa cigaret, duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë që u përdor kundër industrisë së duhanit në vitet 1990. Papritur, mbështetja te Seksioni 230 nuk dukej më aq e sigurt.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5