
Edhe pse rezultati final për zgjedhjet e 11 majit nuk është përfunduar i gjithi, deri më tani vihet re që Partia Socialiste po kryeson më së shumti në qarqe.
Këto rezultate të arrira deri më tani nga PS-ja po shfaqen si kërcënim për opozitën. Pavarësisht se Berisha në një deklaratë për mediat tha se PD-ja do bëj vlerësimin e saj final në përfundim të numërimit të votave dhe daljeve të rezultatit, ai la të nënkuptojë se qytetarëve iu është vjedhur apo shitur vota.
“Presim rezultatin, PD-ja gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë.”– tha Berisha.
Ndërsa pasi u pyet nga gazetarët nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, nëse ato njihen nga ndërkombëtarët, la të nënkuptojë se opozita përgatit skenarin për të konstatuar zgjedhjet.
“Vetëm ai lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike që të bëjë gjithçka që të mbrojë votën e shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Ua them unë ju. Forcë në botë nuk do ketë që të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.”-tha Berisha.
Çim Peka, një nga gazetarët kryesorë të pozicionuar pro Berishës ka reaguar për rezultatin e votave duke akuzuar SPAKU-n se lëvizjet e tij drejtuar PS-së ishin të qëllishme në mënyrë që të ndikonin në këto zgjedhje.
“Tani besoj nuk keni me dilema që SPAK-u u krijua për mandatin e katërt të Ramës! Pyesni veten? Sa është rritur korrupsioni pas krijimit të SPAK-ut?Inceneratorët, dy anijet fantazme në Vlorë, Thumanë-Kashar e Tuneli Llogarasë. Që të gjithë pasi u krijua SPAK-u! A e dini se që kur Dumani ështl drejtues, në portet e Europës janë kapur tonelata droge që shkojnë nga porti i Durrësit, dhe në Durres nuk është kapur asnjë kg? Një vit që Berisha ishte në arrest pa akuzë, Rama-Dumani-Krimi me liste në dorë ndërtuan trupën e re elektorale për 80 e kusur mandatesh që i duheshin Ramës.
“Akoma e besoni se Veliaj u arrestua pa leje të Ramës? Nuk i interesonte Ramës se i prish punë për zgjedhje thoshin mercenaret e Ramës në media! Po kur i ka bere llogaritë Rama me votat? Ato i mbyllte me listë sa i duheshin me SPAK-un e me krimin. I duhej të shkrinte tërësisht nga harta LSI-në, arrestoi Metën si bandit dhe e shkriu! Krijoj partitë e reja si rezervë nëse opozita e sulmuar nga Rama-Dumani-krimi nuk do hynin në një garë të pabarabartë. Mjafton të shikoje dje se sa herë kapeshin zyrtare, deputetë, patronazhistë socialiste me presh në duar, SPAK-un e policia jo vetëm që nuk vepronin, por ju jepnin kohë të zhduknin prova në sy të mediave dhe procedonin opozitën që i kapte! Tani Dumani dhe Rama do na japë kocka sa të doni. Taulanta, Belinda, Boset e krimit në Elbasan, Durrës e Vorë. Çfarë ti kerkojmë ne do na japë. Ne të na e mbyll gojën që të mos flasim per masakren zgjedhore, Ramën ta pastrojë nga hallet me ata që i dhanë mandatin e katërt.”- shkruan Peka.
“Sot jemi ne regjimin Rama-Dumani. Nuk ka rendesi nese Altin Dumani e ben me deshire apo nuk ka gje ne dore. Rendesi ka qe Rama ja leviz fijet si ti doje. Ja perkedhel sedren duke i dhene liste me njerez te forte te politikes qe i duhet te fuse ne burg, e shantazhon kur i duhet, e komplementon kur ka nevoje. Shkrut e ka kthyer ne loder te tij, ja luan fijet si ti doje. Pa Altin Dumanin, Edi Rama kurre nuk mbijetonte, jo me te merrte mandat te katert. Ta gezoni regjimin, une do vazhdoj. Nga sot, duke i trajtuar si pjese te bandave kriminale me emer e mbimer dhe mercenaret e Rames ne media qe u perdoren per te legjitimuar masakren elektorale.”- tha Peka.
Të shumtë janë deputetë të Partisë Demokratike që akuzuan procesin e votimit si dhe denocuan raste ku sipas tyre pretendohet për vjedhje vote apo praninë e patronazhistëve në qendrat e votimit.


