Partia Demokratike i është kthyer protestave për të larguar Ramën e Ballukun nga pushteti. Ashtu siç paralajmëroi Berisha edhe më herët, para kryeministrisë është instaluar foltorja pasi në kuvend nuk kanë mundësi të flasin. Protestat do mbahen çdo javë në shesh duke thënë se: “Në 10 seanca në asnjë vend më parë, opozita u lejua të debatojë në vetëm në njërën prej tyre. Qeveria e përbërë nga lubira e të tjerë u votua për 28 minuta për të treguar se ka frikë e tmerr nga ju, nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhje që u vërtetuan tashmë si farsë”, tha ai.  Berisha u ndal edhe tek problemet e të sëmurëvë më kancer që vuajnë nga mungesa e ilaçevë. Ai konentoi dekraratat e Ramës për pamundësinë e plotësimit të të gjitha kërksesave për shkak të numrit të larta të pacientëve. Sipas Berishës Rama nuk ka para sepse i harxhon me shpenzime luksi. “Mungesa e atyre ilaçeve për bën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro. Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze , shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para.”-tha ai duke theksuar se Rama Rama nuk ka as fytyrë e as mëshirë. Kreu u demokratëve e komenton rrethimin e kryeministrisë me forca të shumta policore duke u shprehur se fortorja do e shpëtojë vendin, ndërsa i drejtohet Ramës me fjalët se është i pashpresë dhe fundi do i vijë nga ai shesh.

Krahas akuzave për korrupsion të kreut të qeverisë Rama dhe krahut të tij të djathtë, Belinda Ballukut, Berisha ka ngritur zëri sërish edhe ndaj ligit për “Barazinë Gjinore”. “Do ta mbrojmë me çdo çmim familjen, Rama dhe “Lubia” kërkojnë ta shkatërrojnë!”-shprehet Berisha  e shton se: “Jemi kundër ligjit të Sorosit, që shkatërron familjen. Ekstremistë të majtë ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos padrejtësi. Ligji me të cilin presidentit Trump iu formulua ndaj tij 35 akuza dhe gjoba. Atë ligj e votoi parlamenti. S’do ta pranojmë kurrë!

Në fjalën e tij deputeti Belind Këlliçi tha se: “Do të faktojmë jo vetëm vjedhjen monstruoze në tunelin e palloshit të Belinda Ballukut dhe palloshit të Ramës. Por do të faktojmë edhe vjedhjen e përditshme që i bëhet qytetarit shqiptar.” Nga sheshi, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferi tha se një shqiptari i duhen 200 vite punë për të blerë një banesë: Të rinjtë shqiptarë, janë qiraxhinj të trafikantëve nën qeverisjen Rama.”

Po ashtu protestuesit kanë mbajtur në dorë pankarta më mbishkrimin “Vrima e Llogarasë ‘pjell’ 50 mln euro”, referuar hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku “Shkelje në tendera”. Po kundër Ballukut është edhe një tjetër mbishkrim ironic “O Bela Cioa!”  Dosja numër 2 në qeveri, Balluku është duke u ndjekur nga SPAK-u, ndërsa opozita e akuzon direkt atë për vjedhjen e të paktën 50 mln eurove.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13