I vuri pistoletën në kokë, po arma nuk u shkrep. Skena alarmoi klientët të cilët ishin duke qënduar të qetë në një lokal në mes të ditës në Elbasan. Ermir Bitoçi, i njohur si Ermir Kërtezi i shpëtoi atentatit. Ai doli i qetë nga lokali. Pasi bëri pak hapa është ndjekur nga pas nga 52-vjeçari Poli Boriçi. Atentatori ia vuri pistoletën në kokë, por arma u bllokua. Kërtezi ndjeu se po sulmohej. Ai reagoi duke e shmangur armën nga vetja dhe më pas u largua me vrap. Boriçi vijoi ta ndiqte, por pa mundur ta qëllonte.

Para ngjarjes dukej se gjithçka shkonte mirë. Secili ishin të ulur në tavolina të ndryshme. Boriçi pinte kafe i ulur në një tavolinë me një grua. Ai nxitoi të ngrihej kur Kërtezi doli jashtë. Pavarësisht se personi me të cilin po pinte kafe u ngrit të vriste një njeri, gruaja që ishte me të, vijoi të rrinte e qetë e të ndiqte veprimet e ulur, thjesht duke kthyer kokën e më pas të ngrihej për të parë se çfarë po ndodhte pak më tutje. Me të njëjtën qetësi ulet dhe vijon të qëndrojë aty. E gjithë kjo skenë është fiksuar nga kamerat ambientale që tregojnë lëvizjet e personit të shënjestuar për t’u vrarë, atentatorit dhe gruas që pinte e qetë kafenë e ulur në tavolinë me të.

Komentuesit në rrjetet sociale kanë nisur të çuditen me qetësinë e gruas. Policia ka vënë në pranga Poli Boriçin dhe ka sekuestruar armën. Ai është shpallur i dyshuar për tentativë vrasje.

Hetimet e para

Poli Boriçi ka deklaruar në polici se donte të hakmerrej për vëllanë e tij. Sipas dëshmisë mes dy familjeve Kërtezi e Boriçi ka patur një konfikt. Sipas “News 24” Boriçi ka pretenduar se Kërtezi kishte plagosur vëllain e tij rreth 15 vite më parë. Më pas i lënduari kishte kaluar në paralizë.

Nga ana tjetër Kërtezi është shprehur se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar. Ai pohoi se prej 15 vitesh familjet banonin pranë njëra-tjetrës, pa pasur konflikte. Emri i Kërtezit lidhet me trazirat e viti 1997 në Elbasan, ku më pas është larguar nga vendi. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11