Nga Lutfi Dervishi

Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma.

Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia bashkiake, IKMT dhe strukturat e tjera me fanelë reflektuese.

Pamja sonte i kaloi kufijtë e çdo ironie: hapësira rreth Arenes u kthye në “skenë krimi” shiriti u shtri, policia u rreshtua dhe një fadromë zuri vendin e klientëve.

Po për çfarë bëhet fjalë?

Për një hapësirë që:

  • Nuk pengon askënd; këmbësorët ecin, bizneset punojnë, qytetarët gëzojnë.
  • Hapësirë që ka marrë vlerë jo falë bashkisë, por falë investimeve të vetë bizneseve.
  • Është hapësirë në sajë të se cilës jetojnë lokalet sepse hapësira brenda është sa një kuzhinë garsoniere.
  • Bashkia vetë përfiton nga taksat për këto sipërfaqe.

Sigurisht, hapësira publike është për qytetarët, jo për ta zaptuar. Por kur qytetarët janë vetë aty, duke konsumuar, duke shijuar qytetin, duke e kthyer në pikë atraktive, atëherë ky nuk është uzurpim, por jetë urbane.

Sigurisht që çdo shesh pallati është pronë e banorëve dhe jo e uzurpatoreve, por duhet dikush te kujtohet që në këtë stinë zjarresh nuk duhet që bashkë me të thatin të digjet dhe i njomi.

Fatkeqësisht, në vend të një rregullimi racional, ndërhyhet me brutalitet. Ndaj pamjet nga Arena sot i bënin turistët të pyesnin me sinqeritet:

“Po xhirohet ndonjë film këtu”?

Kur në një vend te qete ka më shumë efektivë policie sesa në një protestë, pyetja është: a duam të kemi qytet me jetë e rregull apo qytet vetëm me rregull?

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7