
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka mbajtur një ditë të hapur për maturantë e vizitorë të ndryshëm me qëllim krijimin e një ndërveprimi mes tyre dhe botës akademike. Të gjitha departamentet kishin stendat e tyre, ndërsa Departamenti i Biologjisë, u prezantua si një njësi me profil të avancuar shkencor dhe orientim të qartë drejt zhvillimeve bashkëkohore.



Në përshtatje me sfidat e prioritetet të kohës ky department ka një gamë të gjerë zgjedhjesh për studentët e rinj si: biologjia molekulare, gjenetika, neurobiologjia, ekofiziologjia, biologjia komputacionale, biologjia mjedisore, biodiversiteti, ndryshimet klimatike, ekologjia dhe edukimin në biologji. Me interesin për hapësirat e këtij fakulteti të pranishmit morën informacion edhe për ndërthurjen e fushave të studimit me kërkimin shkencor aktiv të cilat kanë aplikime konkrete në shëndet, mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm.


Vizitorët panë nga afër laboratorët dhe biseduan me stafin akademik për të kuptuar konkretisht vlerën e programeve të studimit edhe për më tepër perspektivat reale që ofron ky department i cili I jep rëndësi bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare duke formuar student të përgatitur për tregun e punës.


