Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) ka bërë publike konkluzionet në të cilat ka arritur, pas investigimit mbi shpenzimet dhe menaxhimin e fondeve të IPARD-it në Shqipëri.

Hetuesit e OLAF kanë arritur në përfundimin se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të ‘përzgjedhura paraprakisht’, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Ky hetim nisi pas akuzave për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri.

Në raportin e bërë publik për mediat, OLAF thotë se pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, u zbuluan disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

-Aplikantëve u kërkohej t’u paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

-Kontrata që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false të paraqitura);

-Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit, OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Po ashtu OLAF thotë se u dërgoi edhe një kopje të gjetjeve autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë që të hetojnë.

*Për më shumë lexo këtu njoftimin në anglisht, ose lexo përshtatjen në shqip nga Hashtag.al

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11