Kryeministri Edi Rama e rinisi sezonin e ri të podkastit të tij “Flasim” me Ogerta Manastirliun, kandidate për Bashkinë e Tiranës. Reagimi që ajo pati pasi u propozua nga Rama është komentuar gjatë në media, gjë që është reflektuar edhe në rrethin e ngushtë. E pyetur nga Rama se si u prit kjo në familjen e saj Manastirliu iu përgjigj se vajza, Altea ishte habitur se si Rama nuk e kishte pyetur më parë, ndërsa tjera e ka marrë më me sportivitet duke i thënë se tani nuk ka çfarë të bëjë, e do e bëjë këtë gjë. Manastirliu tha se i shoqi, Ermali ndryshe nga herët e tjera nuk i kishte shkruar direkt, por më vonë kishin patur një bisedë të gjatë. Rama më pas e pranoi duke i thënë se: Nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta.” Biseda mes Ramës e Manastirliut vijoi ndërsa ajo i drejtohej në vetën e tretë: “Edi Ramën”, apo edhe distanca verbale kur i thotë: “Juve ju njihja si ministër Kulture” kur Edi Ramën e kishte përballë në një podkast të çliruar nga barrierat e komukimit zyrtar.

Sa i përket propozimit, Manastirliu (pa iu dhënë mundësia ta diskutonte) e bindur para urdhrit, tha se është thirrur në detyrë dhe kjo thirrje ishte një mision historik, duke vijuar: “Dhe besoj se ajo që më bën ta dua punën time të gjitha punët është, besoj, një prej pikave të mia të dobëta, mund ta konsiderosh: që unë “dashurohem” me punën që bëj, pavarësisht çfarë detyre mbaj; pra, futem e tëra dhe përfshihem në punë”.  Duke e krahasuar me sportin, propozimin që i është bërë, Manastirliu thotë se për të nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku është në skuadër, ndërsa e thotë qartë që këtë përgjegjësi ka ndërmend ta mbajë bashkë me qeverinë. “E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash të jesh vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian.” thekson Manastirliu. “Është si një skuadër në sport dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë.”-vijon Manastirliu duke iu përgjigjur Ramës se si e ndien këtë “barrë”.

Rama vlerësoi Manastirliun për shkak të rezultateve që kishin dalë nga sondazhet e zhvilluara ku ajo dilte si një nga figurat më të votuara, duke ia bërë edhe atij më të lehtë përzgjedhjen. “Po prapë nuk do pyesja njeri”-tha Rama.  Në bisedë u fol për adoleshencën e saj, kur solli në kujtesë vitin ’97, ku gjithë brezit iu desh të shkonte në shkollë me qese plastmasi në vend të çantave që të mos fusnin armë në klasë apo edhe angazhimet artistike. Rama i dha vend edhe ministres virtuale “Diella” kur tha se ajo është një histori suksesi dhe se shumë media i kanë bërë jehonë ndërkombëtare.  Manastirliu deri tani nuk ka përballë një kandidat zyrtar nga opozita edhe pse fliten emra që i përkasin më shumë shoqërisë civile të papozicionuar në parti politike, përveç Arlind Qorit nga “Lëvizja Bashkë”.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10