Nga Indrit Vokshi

Kur ti botës kërkon t’i prezantohesh duke madhëruar Kanye West gjoja sikur je pjesëmarrës në kulturë, regjisori Christopher Nolan dhe kompozitor Ludwig Goransson, ta rrasin shuplakë duke ta marrë iso-polifoninë shqiptare duke ta përfshirë në filmin botëror “Odisea”. Ngrihet kompozitori fluturon dhe zbret tek barinjt e Labërisë për t’i dëgjuar e regjistruar. Kur ti je oikofob që urren tënden, dikush tjetër zbulon në thellësitë e tua diçka të bukur për njerëzimin. Kur ti kërkon të jesh ndërkombëtar pa qenë kombëtar, dikush tjetër të jep mësim dhe të thotë se ndërkombëtarizmi përbëhet nga mijëra kultura kombëtare dhe nuk është domosdoshmërishit mohim dhe shkatërrim i kombëtares. Ti ke përfytyrim të shëmtuar dhe barbar edhe për ndërkombëtarizmin.

Ne kemi qenë pjesë e qytetërimeve të shkuara të lashta dhe mundemi të jemi edhe pjesë e qytetërimeve të tashme e të ardhshme. Nuk kemi pse të bëhemi barbarizma e cila sfidon kulturat. Greqia e ka gardën me fustanellë etnike të Pindit dhe Shqipërisë Jugore. Në Serbi në X Factor këndojnë lahutarët. Në Rusi gjithashtu këndohen si krenari në audicione këngët etnike të kozakëve. Gajdja dhe kliti skocez janë pjesë e ceremonive të ushtrisë së Britanisë dhe Oborrit Mbretëror.

Ndërsa në Shqipëri lahutarë ska më, kërcimtarë ska më, çiftelinë e dëgjon veç në ndonjë bar-kafe province pas orës 12 të drekës kur pronari ka pirë mjaftueshëm. Ndërsa iso-polifonia po mplaket gjithashtu. Pasi këto nuk janë kulturë e financuar në një seksion të Liceve Artistikë. Kultura etnike vuan në shtypjen e banaliteti pa shije dhe nën egërsinë e braktisjes së kombëtares në favor të improvizimeve pa identitet.

Odisea jonë është të vërdallisemi e të vërdallisemi nëpër banalitet dhe shpërfytyrim, pa e ditur nëse ndonjë ditë do të kthehemi tek ajo çfarë vërtet quhet kulturë dhe të marrim pjesë edhe në kulturën e vërtetë të kësaj epoke.

Artikulli Tjetër

T’u rrojë Kënua

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10