Gazeta Nacionale ka publikuar procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të 23 korrikut të Bordit të RTK-së, lidhur me hapësirën që iu dha në mediumin publik një artikulli të medias boshnjake “Slobodna Bosna”, e cila akuzonte dy portale të Kosovës se financohen nga shteti serb (lexo këtu).

Sipas këtij procesverbali, ka patur një debat mes drejtorit të televizionit, Rilind Gërvallës dhe drejtoreshës së përgjithshme Zana Spahiu. Gërvalla e pranon se nuk është konsultuar me Spahiun, lidhur me këtë lajm. Madje, as me zv.drejtorin e përgjithshëm Adi Krastën, për motive shpejtësie. Për më tepër ai pranon se në fillim është ngatërruar, duke thënë se lajmi është botuar nga Radio Evropa e Lirë. Kur më pas ka kuptuar se ishte media boshnjake “Slobodna Bosna”, ose “Bosnja e Lirë”.

“Natyrisht me të drejtë është kritika e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës të përgjithshme në RTK, znj. Zana Spahiu që është dashur të konsultohemi me të dhe me zëvendës drejtorin e përgjithshëm, këto nuk janë bërë për ndonjë qëllim të caktuar siç mund të thotë dikush por për shkak të shpejtësisë së kërkuar dhe lajmit në kohë reale dhe situatës të sikletshme të cilën e patëm për paralajmërimin nga personi për marrjen e veturave që i kishim dhe këtu unë e kam ngatërruar në vend se të them ‘Slobdna Bosna’ e kam thënë ‘Slobodna Evropa’, por z. Jeton Musliu me shpejtësi e ka korrigjuar sepse nuk kemi të bëjmë me radio ‘Evropa e Lirë’ por kemi të bëjmë për ‘Bosnien e Lirë’.”- ka deklaruar Gërvalla në këtë mbledhje. Po ashtu ai ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur bashkëpunim me partinë në pushtet rreth këtij lajmi.

Spahiu nga ana tjetër ka thënë se Gërvalla kishte vepruar sipas kokë së vet, duke u përzier në detyra që nuk i takojnë sipas saj. “Është shumë shqetësuese kur brenda nesh ka anëtar të lartë të menaxhmentit të cilët veprojnë në një mënyrë ‘krye në vete’ dhe nuk na njoftojnë neve si organe, qoftë edhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm me kompetencat e reja edhe mua, për ndërhyrje direkte te mediat online dhe në lajmet qendrore.”-është shprehur ajo duke shtuar se i kishte tërhequr vëmendjen për tejkalimin e kompetencave.

Për më shumë lexo artikullin e plotë të Nacionales

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14