Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit këtë të dielë, është e rëndësishme që çdo qytetar të jetë i informuar për procesin e votimit.

Në këto zgjedhje, do të ketë një fletë votimi për çdo qark të Shqipërisë. Fleta do të përmbajë emrat e subjekteve zgjedhore (partitë\koalicionet politike) që kandidojnë për zgjedhjet, të cilat janë të renditura në rend alfabetik. Poshtë secilit subjekt, do të shfaqen emrat e kandidatëve për deputet të propozuar nga ata, të numëruar përkatësisht me numra rendorë. Fleta e votimit ka një ngjyrë të veçantë dhe është e pajisur me elemente sigurie për të garantuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Mënyra e votimit

Për të votuar, qytetarët duhet të vendosin një shenjë, si një kryq (x), plus (+), apo shenjë tjetër në kutinë përkatëse të subjektit që ata dëshirojnë të mbështesin. Nëse dëshironi të bëni një zgjedhje për një kandidat të veçantë, mund të vendosni një shenjë pranë emrit të tij në fletën e votimit. Ky veprim është i mundur vetëm për kandidatët që janë të renditur brenda subjektit që keni zgjedhur. Fletët që janë të shënuara saktësisht, pa ndonjë gabim dhe pa shenja të pasigurta, do të jenë të vlefshme. Është shumë e rëndësishme të mos bëni shenja në më shumë se një subjekt, pasi kjo mund ta bëjë votën të pavlefshme.

Orari i votimit dhe gjetja e qendrës së votimit

Ditën e votimit, qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00 dhe nëse ka vonesa apo fluks të lartë, ky orar mund të shtyhet, por vendimi merret vetëm nga KQZ në ditën e votimit. Votuesit mund të drejtohen në qendrën e tyre të votimit, e cila mund të verifikohet nëpërmjet shërbimeve të e-Albania ose përmes njoftimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Votuesit mund të kontrollojnë adresën e qendrës përmes këtyre mundësive, për të siguruar që janë në vendin e duhur.

  • Hyr në faqen https://e-albania.al dhe përdor shërbimin “Ku votoj?”;
  • Kontrollo njoftimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në adresën tënde të banimit (nëse e ke marrë);
  • Në ditën e zgjedhjeve, mund të informohesh edhe te komisionerët jashtë qendrës tënde të votimit.

Çfarë nuk lejohet në ditën e votimit

Gjithashtu, është e rëndësishme të kujtoni se në qendrat e votimit ndalohet fotografimi i fletës së votimit dhe publikimi i saj në media sociale, pasi kjo mund të ndikojë në anonimitetin e votës tuaj. Përveç kësaj, fushatat elektorale janë të ndaluara brenda dhe rreth qendrave të votimit. Ti gjithashtu nuk mund të votosh për dikë tjetër, përveç nëse je i caktuar zyrtarisht si shoqërues për persona me aftësi të kufizuara.

Më e rëndësishmja është që çdo qytetar të mbajë me vete një dokumet identifikimi të vlefshëm, si karta e identitetit ose pasaporta, për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Nga ana tjetër fleta e njoftimit për vendin e votimit nuk është e detyrueshme ditën e zgjedhjeve, por mund t’ju ndihmojë të jeni të sigurt se po shkoni në vendin e duhur për të votuar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11