Nga Ervin Resuli

Ka pak kohë po na shitet si zgjidhje “kredia e butë” për bujqësinë dhe blegtorinë, apo ndonjë garanci sovrane. Në fakt, këto janë thjesht skema që i çojnë ujin mullirit të sektorit bankar, jo të fermerit shqiptar.

Një kredi “e butë” me 2% interes për fermerin dhe 5% të mbuluar nga shteti, nuk është ndihmë për bujqësinë, por garanci fitimi 7% për bankat me ndërmjetës vetë shtetin! E quaj ndryshe: një tjetër koncesion të heshtur për sektorin bankar.

Po, në Europë kredia është një mjet financiar për bujqësinë, por vetëm pas një mbështetjeje të fortë me subvencione direkte për sipërfaqen, për krerët e gjësë së gjallë, për naftën, për plehrat, për sigurimet bujqësore, për mekanikën bujqësore… dhe lista vazhdon.

Në Shqipëri, për 35 vite me radhë, bujqësia dhe blegtoria nuk kanë pasur asnjëherë një mbështetje reale! Subvencionet janë dhënë si ndihma sociale, pa kriter, pa vizion, pa impakt. Sot, po shkohet më keq: po i japim bankave sektorin bujqësor me koncesion!

Fermeri shqiptar ka nevojë për subvencion direkt, formalizim dhe besim. Nga ky kombinim, shteti jo vetëm që nuk humbet, por fiton dyfish në tatime dhe zhvillim rural.

Kredia duhet të jetë për industrinë, për ata që qarkullojnë miliona euro në agropërpunim, eksport, agroturizëm apo zinxhir vlerash të mëdha. Por jo për të blerë një frezë, 10 krerë lopë, për të ndërruar çatinë apo për të blerë ushqim bagëtish! Në këto raste, kredia nuk ndihmon, por e fundos fermerin dhe e lidh edhe më shumë me sistemin bankar, që s’e njeh realitetin e fshatit dhe e kthen në bujkrobëri fshatarin , që është i detyruar të punojë për vete dhe bankën.

Për fat të keq, në krye të Ministrisë së Bujqësisë kanë kaluar emra që nuk e kanë kuptuar kurrë rolin strategjik të bujqësisë dhe blegtorisë si rezerva kombëtare ushqimore dhe si mjet për të mbajtur gjallë jetën në zonat rurale, për të ruajtur biodiversitetin dhe për të mbrojtur tokën shqiptare.

Ndaj, pas tryezës së djeshme “Dialogu për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”, dua të ndaj këtë thirrje:

Jepini fermerit shqiptar subvencione reale siç i jep Europa!

Jepini blegtorit shqiptar mbështetje të drejtpërdrejtë për krerët, qumështin, mishin,

vaksinimet, standardet!

Jepini agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar kredi të buta për rritje dhe teknologji!

Dhe mbi të gjitha: mos e jepni bujqësinë me koncesion! Se kjo nuk është një industri për t’u keqpërdorur, por themel i sigurisë ushqimore të kombit.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5