
Krahas dorëheqjes së Edi Ramës, të rinjtë hedhin parrulla edhe për largimin e Sali Berishës. Pavarësisht kësaj ai ka bërë thirrje për t’I mbështeur në protesta edhe pse vetë nuk ishte në vijën e prë të marshimit. Refuzimin e tyre Berisha e komentoi si si një përpjekje të EdirRamës për të përçarë protestuesit. Në një dalje për mediat ai tha se në këtë incident ishin përfshirë edhe persona të angazhuar nga policia kriminale.
Pas Berishës foli edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. Sipas tij kundërshtimi ndaj deputetëve vinte nga një grup i vogël individësh dhe jo nga gjithë studentët. “Ajo protestë, për fat të keq, u tradhtua nga besëprerë. Një ndër këta ishte opozita e opozitës, që mendoi se do bëhej opozitë e madhe. Kishin si qëllim bllokimin e popullit opozitar për të marrë pjesë në protestë”, tha Berisha.
Ai mohoi që PD ka organizuar protestat duke thënë: “PD nuk ka deklaruar kurrë se ajo e udhëheq protestën e studentëve dhe as se është organizatore. PD është në këtë protestë që minutën e parë, me strukturat e saj në universitete dhe gjimnaze, dhe ajo del në respekt të plotë të pluralitetit të studentëve. Dy-tre provokatorë të ulët, që i kemi me emër e mbiemër, të paguar, të turpshëm, apo një grup i vogël ekstremistësh të majtë, nuk mund t’i diktojnë PD-së asnjë lloj ndryshimi të qëndrimit të saj ndaj protestave”, tha Berisha.


