Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar videon ku socialisti Pjerin Ndreu kontrollonte se kush do hynte në takimin me kryeministrin Edi Rama në Michigan të SHBA-ve. “Këtij i thonë kontroll policesk! Rama i frikësuar i kishte besuar hyrjen në sallën e takimit në Michigan, mafiozit Pjerin Ndreu!”, shkruan Berisha. Ai vetë ka bërë të njëjtën gjë kur ishte për vizitë në SHBA para pak ditësh. Berisha shkoi pas 14 vitesh në SHBA, po atje gjeti edhe një grup protestuesisht që nuk ishin të kënaqur për ardhjen e tij pasi kohë më parë kishte qenë nën statusin “Non grata”. Një i ri, Jurgen Boduri në një lidhje direkte me “ABC News” tha se protestuesit janë sulmuar e kërcënuar nga njerëz të paguar dhe figura të rëndësishme të PD-së.

“Ne kemi protestuar në hyrje të godinës, ndërkohë që makina e Berishës ka ndaluar më larg. U sulmuam nga njerëz të paguar nga PD. Ne përmes kësaj proteste kemi dashur që të tregojmë se Sali Berishës mund t’i jetë hequr ‘non grata’, edhe pse nuk ka asnjë dokument zyrtar, por kemi dashur t’i tregojmë që Berisha është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës.

Sot kam marrë kërcënime në mënyrë të drejtpërdrejtë nga figura shumë të rëndësishme të PD. Gjithsesi, ne do të mundohemi që të mblidhemi në Teksas dhe t’u tregojmë politikanëve amerikanë që Berisha nuk duhet si figurë nga shqiptarët”, tha Boduri. Ai e cilësoi vizitën si “një përpjekje personale të Berishës për pastrimin e figurës së tij dhe se roli i tij në takime do të jetë thjesht si figurant”.

Pas këtyre ngjarjeve në vizitën e tij, ai komentoi qëndrimin e Pjerin Ndreut para takimit të Ramës. Sipas tij shqiptarët në Amerikë janë ndaluar që të marrin pjesë. Në video Ndreu shihet teksa bllokon hyrjen e disa personave që donin të ishin të pranishëm, duke u thënë se ishte aktivitet i Partisë Socialiste dhe jo takim me diasporën shqiptare”. Ai është dëgjuar të kërcënojë qytetërët që rrinin te dera duke u thënë: Hajt se shihemi bashkë ne në vende të tjera!”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11