Nga Auron Tare

Nëse Shqipëria ka ambicje për heqjen e monedhës nga qarkullimi dhe krijimin e një ekonomie digjitale, një ide e tillë në dukje interesante, mund të ballafaqohet me opinionin e Prof. Richard A. Werner, një ekonomist nga më të njohurit sot në botën e financave.


Normat negative të interesit dhe lufta ndaj parasë cash


Figura publike kanë filluar të përhapin idenë se paraja fizike është një relike barbare dhe duhet të shfuqizohet. Arsyet pse papritur duhet të zhduket paraja fizike janë se kriminelët mund të përdorin para cash, ose se paraja elektronike është më efikase. Disa banka po propozojnë monedha digjitale që nuk janë në të vërtetë monedha, por në thelb mjete survejimi dhe kontrolli që kanë aspekte frikësuese totalitare dhe në të njëjtën kohë minojnë sistemin bankar duke i nxjerrë bankat nga tregu.

Pyetja kryesore që duhet bërë është, kush në atë sistem të propozuar po krijon para? Si kufizohet kjo ?

Bankat qendrore, qeveritë dhe autoritetet rregullatore shpesh janë të etur të theksojnë përfitimet e shoqërisë pa para fizike, p.sh. efikasitetin dhe shpejtësinë e transaksioneve, lehtësinë e pajtueshmërisë . Megjithatë, të njëjtat agjenci kurrë nuk përmendin anët negative transaksionet private bëhen plotësisht publike përmes gjurmueshmërisë elektronike dhe ruajtjes së të dhënave të centralizuara.

A është shoqëria pa para e mirë apo e keqe?

Kalimi në një shoqëri plotësisht pa para fizike ka disa përfitime sipërfaqësore (efikasitet, shpejtësi, kontroll ndaj krimit), por krijon rreziqe serioze: Humbja e anonimitetit dhe privatësisë: Gjurmueshmëri totale e çdo transaksioni dhe rrezik i keqpërdorimit të të dhënave të centralizuara. Kontroll dhe survejim. Mundësia që qeveritë të monitorojnë, kufizojnë ose kontrollojnë më shumë sjelljen financiare të njerëzve.
Rreziku i centralizimit të pushtetit bankar. Bankat e vogla komunitare mund të dalin nga tregu, duke lënë një sistem më monopolistik. Normat negative të interesit bëhen më të zbatueshme kur të gjitha paratë janë elektronike. Paraja fizike ofron një mënyrë për t’iu shmangur politikave të ashpra financiare.
Cënimi i funksioneve tradicionale të parasë. Si ruajtje e vlerës, nëse çdo gjë është elektronike kjo i nënshtrohet kontrollit apo konfiskimit.

Analiza është pronë intelektuale e Richard A Werner, përktheu e përshtati, Auron Tare.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14