Tre ngjarje të rënda kanë ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Digjet pallati i ri të Farmacia 10, për të dytën herë. Të paktën 70 apartamente përfshihen nga zjarri i cili dyshohet të ketë nisur nga djegia e disa kutiave kartoni nga fëmijë që luanin aty. Më shumë se 3 orë flakët shkrumbuan shtëpi e orendi. Ditën e dielë më 3 maj bie sërish zjarr në një apartament në katin e 7-të te Komuna e Parisit. Zjarrfikëset i vunë flakët nën kontroll vetëm pas 20 minutash. Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas tre fëmijë që luanin, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre dhe tjetri në gjendje të rëndë.

Çfarë u pa nga këto raste?

Një publik i gjerë që rri dhe shikon. Kureshtarë për të vrapuar e për të parë. Kush ishte, çfarë ndodhi. Njësoj si në skenat e reality show, ku paraziton në mënyrë të përsëritur e pa një reagim, në pritje të një ngjarje tjetër. Njerëz që ndalojnë të bëjnë foto dhe video.
Pasi shuhet kurioziteti nga vendi i ngjarjes, nisim e i shohim si heronj zjarrfikësit e policët, që në fund të ditës janë duke bërë punën. Kënaqësia që marrin nga skenat makabre merr kuptim duke menduar se nuk na prek kurrë ne, derisa po i ndodh tjetrit. Pakkush kërkon llogari si qytetar për kontrata që nënshkruhen pa u siguruar për kushtet e banimit, veshjen e fasadave, a ka aty hapësira të mjaftueshme ku mund të futet makina e zjarrfikëses apo autoambulanca, a janë shkallët e emergjencave, apo edhe të interesohen të sigurojnë banesat nga zjarri.


Thjesht duke e parë nga larg, mendojmë se aty mbaron, pa u shqetësuar për zgjidhjet, për ta parandaluar apo ndjekur që një ditë të mos bëhemi ne objekt i vëzhgimit të spektatorëve të tjerë.
Pa e ngritur problemin e mungesës së parqeve ku të luajnë fëmijët, kontrollin apo masat ndaj personave që përsërisin shkeljet e Kodit Rrugor, që të mos pyesim si të habitur e të kujtohemi atëherë kur të jetë shumë vonë, kur të paguajnë me jetë fëmijët.


Po ti që po i lexon këto rreshta a mendon se mund të kishe bërë diçka? A luajnë fëmijët në vende të sigurta në lagjen tënde? A ka makina që ecin keq? Po zjarrfikësja në pallatin tënd do futej dot kollaj po të binte zjarr?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10