Gati një e treta e grave në BE kanë përjetuar dhunë në shtëpi, në punë ose në publik. Të paktën sipas një sondazhi të publikuar të hënën e 25 Nëntorit, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Megjithatë, vetëm një në katër nga ato gra i raportojnë incidentet e dhunshme tek autoritetet.

Sondazhi në fjalë që zbulon këto të dhëna është kryer në vitet 2020 dhe 2024 nga Eurostat, Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore si dhe nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE). Normat më të larta të grave që kanë përjetuar dhunë fizike, kërcënime ose dhunë seksuale janë regjistruar në Finlandë (57 përqind), Suedi (53 përqind) dhe Hungari (49 përqind). Normat më të ulëta u raportuan në Bullgari (12 përqind), Poloni (17 përqind) dhe Çeki dhe Portugali (20 përqind secila).

“Dhuna ndaj grave i ka rrënjët në kontroll, dominim dhe pabarazi.”– tha drejtoresha e EIGE, Carlien Scheele, e cila shtoi se “kur një perspektivë gjinore integrohet në masat parandaluese, shërbimet dhe autoritetet, atëherë mund të presim që të shohim më shumë gra të dalin përpara, duke besuar se do të marrin mbështetjen që u nevojitet. “Çdo grua ka të drejtë të jetë e sigurt – kudo.”- përfundoi ajo.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 42 për qind e grave të reja të moshës 18-29 vjeç kishin përjetuar ngacmim seksual në punë, më i larti nga të gjitha grupmoshat e ekzaminuara. Disa gra nuk e raportojnë dhunën që u ka ndodhur nga frika e hakmarrjes, të stigmatizuara, të fajësuara, të përjashtuara nga rrethi i tyre shoqëror (veçanërisht në shoqëritë më tradicionale) ose sepse mund të mos besohen. Ndër arsyet e tjera janë mungesa e besimit në institucione dhe qasja e vështirë në drejtësi.

Raporti vuri në dukje se BE-ja ndërmori hapa të shumtë për të çrrënjosur dhunën ndaj grave, të cilat përfshinin ratifikimin e Konventës së Stambollit në qershor 2023. Dokumenti kryesor – i cili u bë një përfaqësues në një luftë kulturore midis Evropës Lindore dhe Perëndimore – synon t’i sigurojë bllokut ligjërisht standarde të detyrueshme për të mbrojtur gratë.

*Artikullin origjinal të Politiko.eu mund ta lexoni duke klikuar këtu

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11