
Politologu Ermal Hasimja gjatë podkastin në “Gogo.al” , iu referua figurës së Javier Mileit, presidentit argjentinas si një model për ideologjinë dhe pedagogjinë elektorale si elemente që sipas tij mungojnë në Shqipëri. Duke analizuar mënyrën e nxitjes së elektoratit gri për të votuar, Hasimja tha se shpresa kthehet duke parë që personat që po votohen kanë impakt. “Kur ti shikon një bashkëpunim partish, kur ti shikon pse jo edhe ndonjë koalicion mes partive që vërtetë mund ta bëjnë këtë gjë me njëra-tjetrën, të rriten shpresat dhe thua që: “Vota ime ka kuptim”. Elementi tjetër që ka peshë është ai ideologjik. Në Shqipëri mungon. Shembulli perfekt i pedagogjisë elektorale është një vend që neve nuk ka shkon mendja, është Argjentina.”-thotë ai.
Javier Milei argjentinasi që mban pushtetin që nga viti 2023, sipas Hasimes është për t’iu referuar: “Ka të njëjtën filozofi me timen, është një vend i majtë, me tradita , me praktikë dhe për shkak se është i majtë, është shumë i majtë, ka dështuar prej 40 a 60 vjetësh, sepse dështon qeveria e majtë dhe njerëzit thonë: “Duam një shtet edhe më të fortë, që të na i garantojë dhe sjellin një shtet akoma më të fortë dhe që bën akoma më shumë gabime që kanë bërë edhe të tjerët më përpara.”-përshkruan ai situatën në cilën Milei diti të marrë vëmendjen dhe besimin e argjentinasve.

“Vjen një moment kur vjen një tip me sharrë në dorë, këndon hip hop, komplet ekscentrik i cili del dhe u shpjegon njerëzve, u thotë: “E keni gabim! Nga ju kanë ardhur gjithë këto probleme. Nuk kanë ardhur sepse shteti nuk ka qenë mjaftueshëm i fortë, përkundrazi sepse shteti që të jetë i fortë duhet t’ju marrë shpirtin juve duhet t’ju vejë taksa. Si do jua japë shteti gjithë këto gjëra që kërkoni përveçse po nuk ua mori atyre që punojnë 24 orë në ditë e “thyhen në mes për të krijuar vende pune, e mirëqenie. Atëherë doni të pasuroheni? Po. Hajde t’i japim mundesinë çdo argjentinasi që të punojë dhe të pasurohet me punën e tij, po jo të jetojë me atë çfarë i jep shteti dhe njerëzit ndalojnë një moment. Argjentinasit kanë nivel kulturor, politik e njohuri politike dhe ekonomike më të larta sesa ne. Dhe çfarë bëjnë, vjen një moment dhe njerëzit thonë: “Mos ndoshta ka të drejtë ky? Dhe vendi më i majtë i Amerikës Latine papritur voton për një njeri i cili qartazi flet për politika ekonomike të djathta. Rezultati, fantastik. Në momentin që ne flasim inflacioni në Argjentinë ka rënë në nivelet normale të Europës”- thotë Hasimja duke sjellë shembullin e Mileit si model për të bërë ndryshimin politik në Shqipëri, i synuar nga “Forumi i Dialogut Politik” që ka ndërmarrë bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë, përmes bashkimit të opozitës.

Kush është Javier Milei?
Javier Milei është president i Argjentinës që nga viti 2023. Ai erdhi në pushtet në valën e pakënaqësisë së votuesve për shkak të gjendjes së ulët ekonomike për të cilën fajësohej elita qeverisëse. Inflacion i vazhdueshëm, rënie e monedhës dhe rritje e varfërisë. Milei e përcaktoi veten si një ekonomist anarko-kapitalist, me pikëpamje liberale. Ai në fillim u pikas si analist në panele televizive me kritika ndaj drejtuesve të shtetit. “Britannica” shkruan se: “Personaliteti i tij i drejtpërdrejtë dhe qasja kundër establishmentit sollën krahasime me figura politike si Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe Jair Bolsonaro në Brazil.” Me fillimin e pandemisë globale COVID-19, Milei tërhoqi edhe më shumë vëmendjen duke kritikuar mënyrën se si qeveria menaxhoi situatën dhe duke shprehur skepticizëm ndaj vaksinës kundër COVID-19.
Në prag fushate, “BBC” e përshkruante Milein si njeriun me flokët e çrregullt dhe basetat në pjesët anësore, që u ngjit mes turmës q ë e fotografonte i veshur me një xhaketë të zezë lëkure, ngriti lart një sharrë zinxhiroje që bënte zhurmë. Milei besonte se shteti ishte shumë i fryrë, me borxhe vjetore më të mëdha se i gjithë prodhimi ekonomik vjetor i Argjentinës. “Në vend që të “priste yndyrën”, siç e shprehin me delikatesë disa politikanë, ai tha se do të merrte një sharrë zinxhiroje për të prerë ministritë, subvencionet dhe klasën politike drejtuese, të cilën e përbuzte duke e quajtur “la casta” – kasta.”- shkruan “BBC”.

Milei, me origjinë italiane nga babai tij, i rebeluar që herët ndaj familjes, gjeti mbështetje te gjyshja dhe e motra e cila më pas u kthye në një person që i ndikoi pikëpamjet. Ai ka patur pasion muzikën dhe futbollin, madje ka interpretuar edhe si vokalisti kryesor i një bande që luante këngë të këndruara që herët nga “Rolling Stones”, sukurse nuk hoqi dor ë nga futbolli. Më von ë iu përkushtua studimeve për ekonimi. Edhe pse ende student ai u përfshi në praktikat e ekonomisë keynesiane, një profil ekonomie i përzier mes sektorit privat dhe hapësirave për ndërhyrje nga shteti në raste recensioni.
Gjatë këtij procesi, Milei u zhgënjye me keynzianizmin, veçanërisht pas njohjes me mendimin libertarian të Murray Rothbard, i cili formuloi teorinë politiko-ekonomike të anarko-kapitalizmit, që mbështet shkëmbimin vullnetar të mallrave dhe shërbimeve në një shoqëri të rregulluar kryesisht nga tregu dhe jo nga shteti. Më pas, Milei studioi idetë e ekonomistëve liberalë klasikë F.A. Hayek dhe Ludëig von Mises, përfaqësues të shkollës austriake të ekonomisë, dhe arriti në përfundimin se rregullimi shtetëror i ekonomisë, shpenzimet e larta publike dhe taksat e larta janë të dëmshme për suksesin ekonomik të një vendi.

Para se të niste karrierën e tij politike, Milei ka qenë pjesë e “HSBC Argentina”, një nga bankat më të mëdha të vendit, si dhe si kryeekonomist i “Máxima AFJP”, fondi privat i pensioneve i krijuar në vitet 1990 nga ministri i atëhershëm i ekonomisë Domingo Cavallo. Më herët në karrierën e tij, Milei veproi si këshilltar i Antonio Bussi-t, një ish-gjeneral që në vitin 2008 do të dënohej me burgim të përjetshëm për rolin e tij në Luftën e Pistë të Argjentinës (1976–83), gjatë mandatit të Bussi-t si guvernator (1995-99) i provincës Tucumán.”
Milei i inkurajuar nga mbështetësit e tij nisi karrierën politike në vitin 2021 me formimin e koalicion politik, La Libertad Avanza (“Liria Avancon”). Duke u dukur se kishte qëllim të vendosej si një figurë e rëndësishme brenda së djathtës ekstreme ndërkombëtare, në qershor 2022 ai mori pjesë në “Conservative Political Action Conference” (CPAC) Brazil në Campinas, ku u mirëprit nga deputeti brazilian Eduardo Bolsonaro, djali i ish-presidentit autoritar brazilian Jair Bolsonaro. Ndërsa Milei bëhej më i njohur dhe aspiratat e tij për presidencën e Argjentinës, mediat filluan ta krahasojnë stilin e tij të bujshëm, të sfidueshëm dhe të jashtëm ndaj establishmentit me populizmin e djathtë të ish-presidentit Bolsonaro dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në vitit 2023, Milei propozoi luftën kundër inflacionit duke eliminuar Bankën Qendrore dhe duke zëvendësuar monedhën kombëtare, peson argjentinase, me dollarin amerikan. Si pjesë e premtimit të tij për zvogëlimin e madh të qeverisë dhe reduktimin drastik të shpenzimeve, ai premtoi të eliminojë ministritë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Veprave Publike, duke mbështetur në vend të tyre investimin privat në sektorët që ato mbikëqyrin. Për më tepër, ai u zotua të ulë kostot për punëdhënësit, të lehtësojë ligjet e punës në vend dhe të mos rrisë kurrë taksat. Ende pa u ngjitur në krye të shtetit, Mile shfaqi hapur qëndrimet e tij mbi klimën, armëmbajtjen, kundërshtime për edukimin seksual të detyrueshëm në shkolla (të cilin ai e cilësoi si një komplot marksist për të minuar familjen tradicionale) dhe ligjin për Abortin, i cili është i ligjshëm në Argjentinë.


