Evis Sala, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në podkastin me kryeministrin Edi Rama është pozicionuar direkt në rolin e saj duke ia imponuar Ramës t’i drejtohej me titullin “Profesore”. Ata ishin në një bisedë jo aq të lirshme sa të tjerat ku kryeministri tregohet konfidencial, si në rastin e paraardhëses së Salës, Manastirliut që iu drejtua në emër. Sala ka pranuar se do ishte më mirë “Profesore” se sa “zonja”, “shoqja” apo “shefja” aq më tepër kur sipas saj është një arritje me shumë sakrifica e dëshirë.

1. I drejtohet me “Profesore”, Evis Sala duket sikur vendos kushtet dhe tonin e bisedës. Evis Sala detyron Ramën t’i drejtohet “Profesore” – KM zakonisht tallet me arritjet shkencore, madje së fundmi është treguar krenar se është i vetmi që nuk ka doktoraturë. Sala vuri që në fillim piketat e etikës, me një fjali që më shumë se sa e guximshme, ishte e ftohtë.

2. Rama flet me superlativa për veten, “Po mos kishte probleme si do i vinte radha një piktori të bëhej kryeministër”. Pra krahason kthimin e Evis Salës me një CV mbresëlënëse me kthimin e vet, një piktor jo i spikatur. Sala ka menaxhuar në Angli, SHBA dhe Itali. Dy realitete që nuk priten në asnjë pikë përveç faktit se janë nën një çati dhe mbajnë peshën e një qeverisjeje që hyn në mandatin e katërt dhe është ende në prioritete primitive.

3.Rama i kujton të bëjë stërvitje me shqipen. Kujtojmë se Sala u bë virale në ditën e prezantimit me një pjesë të fjalimit, “e mundura, e pamundur…”, ndërsa është evident ndikimi i italishtes në mënyrën si flet shqip. Ai e korrigjon kur ajo thotë “multidimensional”, duke i tërhequr vëmendjen ta thotë “shumëplanësh”.

4. Ministrja e re thotë se ka parë, dëgjuar dhe analizuar dhe siguron se do bëjë reforma dhe me dikastere të tjera siç është inovacioni. Sipas Salës infrastruktura e shëndetësisë “në shumicën e kohës është shumë e mirë” pasi Rama e nxit të përshkruajë gjendjen në Shqipëri.

“Në drejtim të menaxhimit, atje është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë dhe struktura, profesionaliteti dhe menaxhmenti të tëra bashkë duhet të koordinohen. Më pëlqen të ndërtoj. Të vë një skuadër dhe proceset me njëra-tjetrën”, thotë ajo për 3 javët që ka vëzhguar.

Sala flet për njerëzit që kanë dëshirë për punë në ministri dhe tregon filozofinë e lidershipit të saj: “Njerëzit duhet t’i vësh në pozicionet që kanë qejf të punojnë”. Për të marrë maksimumin ajo shprehet se është njohëse e mirë e praktiva kryesisht atyre amerikane pasi ka qene në krye të Imazherisë në SHBA.

5. Reformat kyçe që ka planifikuar: Ristrukturimi i Fondit Shëndetësor.

Ministrja vlerëson nevojën e një reforme në sektorin e Fondit Shëndetësor. “Shëndetësia falas ka kosto për sistemin dhe duhen siguruar fonde që ajo të funksionojë dhe t’u shkojë pacientëve falas”- sqaron duke paralajmëruar një shkëputje nga metoda e vjetëruar e financimit.

Rama nis propagandën: “Ne kemi investuar shumë në insfrastrukturë, në edukim, po flas tani për komunitetin, por të dyja këto i lidh menaxhimi i mirë dhe tek menaxhimi ka një boshllëk ende për t’u përmbushur”. Një boshllëk të cilit nuk i shkon deri në fund.

Rama pranon që shëndetësia nuk është menaxhuar si duhet mirëpo dy ministret para Salës, Manasterliun dhe Albana Koçiun i ka graduar, nuk ka hequr dorë prej tyre. E para është kandidate për të drejtuar bashkinë me të madhe në vend, atë të Tiranës dhe tjetra është në krye të ministrisë së Brendshme.

Justifikimi i tij i paaftësisë në menaxhim është se tani paskëshim një sistem të ri të avancuar, ndërkohë që sistemi nuk ka ilaçe dhe aparatura funksionale në shumë raste. Ministrja e re Sala është përballë një realiteti ku ka shumë pak zgjedhje ndërsa kambanat e alarmit bien të gjitha bashkë.

Edhe pse e justifikon “Ogertën” që sipas tij ishte menaxhere, të cilën e thërret në emër, duke thënë që tani është mundur të sjellë Salën që njeh sistemin, Sala me vërtetësi i thotë se në përgjithësi menaxherët e mirë nuk janë mjekë.

Pra, Sala nuk i konformohet fiks propagandëa së Ramës. Shfaqja që ka para syve i tregon të gjitha nevojat emergjente.

5.Ato që do bëjë Evis Sala, teksa thotë nuk do arrijnë efektin maksimal në një vit. Një konceptim në struktura, dhe reforma përmes një angazhimi personal në spitalin oknologjik do i paraprijë përmirësimit të shërbimit dhe ofrimi i ndihmës ndaj pacientëve atje ku janë dhe jo të shkojnë ata aty ky është shërbimi.

6. Shkalla e optimizmit që ajo ka për ecurinë e sistemit shëndetësor nga 1-10 është 9. Ajo duket me shumë besim për të sjellë ndryshimin, ndërsa Rama e mbyll podkastin duke thënë se sikur të shkonin deri te nota 7 janë mirë.. Merret me mend se ç’notë i vë Rama vetes për periudhën “post Manastirliu e Koçiu” kur tani pretendimi është të shkojë të paktën te niveli i shtatës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11