Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, një grup terrorist neo-nazist po përhap propagandë të dhunshme në kanalet kryesore të mediave sociale, duke ekspozuar dhjetëra mijëra ndjekës të pa informuar ndaj mesazheve radikalizuese. Të paktën sipas hulumtimit të “The Guardian” dhe një raporti të Institutit britanik për Dialog Strategjik (ISD). Një nga këto kanale në Telegram pretendon të jetë i lidhur me podcastin “War Room” të Steve Bannon-it dhe administrohet nga një person që pretendon se ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me aleatin e vjetër të Trumpit, i cili është i njohur për afrimitetin me ekstremistët dhe thirrjet për revolucion.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e listoi kolektivin e Terrogramit si një entitet zyrtar terrorist në muajin prill. Lëvizja rriti interesin e publikut në rrjetin e fshehtë të propagandistëve të dhunshëm neonazistë në Telegram që predikojnë “akseleracionizmin”, teori kjo që kërkon nga ndjekësit të përshpejtojnë kolapsin e shoqërisë përmes akteve të terrorizmit.

Ish-presidenti Donald Trump me kryestrategun e tij në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon

Terrorgrami tashmë ka pasur sukses duke frymëzuar adhuruesit. Sulmuesi i Bratislavës, i cili vrau dy persona jashtë një bari për homoseksualë në vitin 2022, e përmendi atë në manifestin e tij. Vetëm javën e kaluar, një adoleshent i dyshuar si përkrahës në Turqi kreu një therje masive me thikë në një xhami. Ndjekësit e Terrorgramit në Kanada dhe në SHBA kanë qenë tashmë subjekt i akuzave të lidhura me terrorizmin në vitet e fundit. “Përdorimi nga Terrorgrami i hapësirave jo të qarta shërben për të ekspozuar një audiencë më të gjerë ndaj përmbajtjes terroriste, gjë që rrezikon të sjellë abonentë të papritur të këtyre kanaleve më të mëdha drejt komuniteteve më të qarta ekstremiste dhe të dhunshme.”– shkroi Steven Rai, një analist që monitoron të djathtën ekstreme dhe është autor i raportit në mbikëqyrësin e ekstremizmit.

Rai thotë se ekzistojnë tre kanale që marrin pjesë në këtë maskaradë nën maskën e përmbajtjes së pranueshme të së djathtës, duke ndarë klipe nga CNN dhe MSNBC, por që më pas ndajnë herë pas here dhe përmbajtje konspirative dhe meme raciste ose të dhunshme. Por administratorët e kanaleve, të cilët ai sugjeron se janë në të vërtetë operativë të dyshuar të Terrorgramit që kërkojnë të manipulojnë njerëzit, më pas u thonë ndjekësve të futen më thellë në këtë që ai e quan “vrimë lepuri” duke u bashkuar në grupet kaotike të bisedave që promovojnë ide më të ashpra. “Të tre i shtyjnë abonentët t’i bashkohen bisedave në grup, ku përmbajtjet që mbështesin dhunën masive dhe kolapsin shoqëror janë të zakonshme.” shkruan ai.

Në total, të tre kanalet kanë më shumë se 70 mijë ndjekës. Rai vlerëson se kjo e tejkalon shikueshmërinë e kombinuar të të gjitha kanaleve që identifikohen hapur si Terrorgram. Por suksesi më i madh i Terrorgramit duket të jetë bashkimi me një kanal të Bannonit, i cili pretendon se është “shtëpia zyrtare e War Room Posse”. Rai raporton se një nga administratorët e kanalit pranon se burimet kryesore “duhen përdorur për të fituar njerëzit” dhe se Bannon ishte “i përfshirë” kur u pyet nga një ndjekës në një mesazh në grup.

“Në grupin përkatës të diskutimit, administratori pretendoi se Bannoni vetë ishte i përfshirë me kanalin.”- thotë Rai në raport, por sqaron se nuk ka asnjë provë tjetër publike që sugjeron se kjo është e vërtetë. Megjithatë, administratori i këtij kanali ka mbledhur më shumë se 63 mijë ndjekës, vetëm disa qindra më pak se kanali legjitim i “War Room.” Por “The War Room” nuk iu përgjigj pyetjeve të shumta për lidhjen me këtë kanal në Telegram, ose nëse Bannoni ka pasur ndonjëherë ndonjë kontakt me administratorët e tij.

Rai raportoi gjithashtu se kolegu i Maga-s, Charlie Kirk, ka ripostuar disa herë nga kanali i Bannonit i mbështetur nga Terrorgrami, për më shumë se 169 mijë abonentët e tij. Rai vë në dukje gjithashtu se infiltrimi i hapësirave më pak të radikalizuara politikisht për të furnizuar masën me nocione ekstremiste të dhunës, përputhet me strategjinë e Terrorgramit. Në fakt, kjo është një taktikë e theksuar që kolektivi e ka mbështetur hapur në manualet e publikuara për ndjekësit e tij, duke iu kërkuar atyre të jenë “infiltrues të fshehtë” dhe të propagandojnë sistemin kundër vetes.

Pas një ekzaminimi të hollësishëm të llogarive, ISD gjeti prova në të tre grupet e bisedave që të çojnë tek dora e fshehtë e operativëve të Terrorgramit. Përdoruesit pretendojnë me kërcënim se kolektivi është “kudo” ndërsa të tjerët flasin në një grup tjetër për njohurinë e drejtpërdrejtë të funksionimit të brendshëm të operacioneve të Terrorgramit. Ata gjithashtu gjetën në të njëjtën llogari, një përdorues të automatizuar të krijuar nga administratorët për të postuar përmbajtje, në të tre kanalet dhe në kanalet e njohura të Terrorgramit.

Joshua Fisher-Birch, një analist në Projektin Kundër Ekstremizmit, i specializuar në monitorimin e të djathtës ekstreme, konfirmoi se ai e kishte parë të njëjtin kanal të lidhur me Terrorgramin “War Room Posse”. “Është ende pak herët për të thënë se çfarë do të thonë kanalet e Terrorgramit konkretisht para zgjedhjeve”-tha Fisher-Birch, duke shtuar se “kanalet po vazhdojnë të shpërndajnë manuale që promovojnë sulmet nga aktorë të vetmuar, ndaj njerëzve me ngjyrë, njerëzve LGBTQ, myslimanëve, hebrenjve, zyrtarëve qeveritarë dhe të tjerëve, gjithashtu po inkurajojnë sulmet ndaj infrastrukturës”.

Fakti që një nga grupet më infektuese të propagandistëve në të djathtën ekstreme po “helmon” vektorët kryesorë të politikës së djathtë, tregon një paqartësi të vazhdueshme midis pikave të bisedimeve të GOP-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Për zbatimin e ligjit, kjo përfaqëson një kërcënim më të gjerë, ndërsa sezoni i zgjedhjeve, që tashmë përfshiu përpjekjen për atentat ndaj një kandidati presidencial, i afrohet fazës së fundit. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, e ka bërë të qartë se agjencia e tij po përgatitet për perspektivën e dhunës në një kohë kur po afrohet votimi paraprak dhe data e zgjedhjeve në nëntor.

Në një deklaratë në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve, Wray tha se kur bëhet fjalë për kërcënimet e dhunës: “Ne jemi të përkushtuar të hetojmë dhe të ndjekim me vendosmëri shkeljet e ligjit federal, si dhe të sigurohemi që të gjitha thirrjet dhe raportet për kërcënime të arrijnë në vendin e duhur”. Rezultatet se sa i suksesshëm është Terrorgrami dhe përpjekjet e tij për të radikalizuar mijëra njerëz në Telegram nuk janë ende të qarta, dhe siç e tha Rai në rreshtat e tij përmbyllëse të raportit, kjo “mbetet ende për t’u parë”.

Artikulli origjinal është publikuar nga “The Guardian“

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7