Nga Auron Tare

Këto ditë na u dha rasti të mësojmë pas vizitës së zyrtarëve tanë në Bruksel se Bashkimi Europian u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të rishikojnë “Ligjin për Zonat e Mbrojtura”. Ky Ligj sipas tyre ngre shqetësime serioze dhe mund të dëmtojë vetë rrugën europiane të Shqipërisë. Ndërkohë prej 47 ditësh me radhë, mijëra të rinj dhe qytetarë të tjerë protestojnë për një sërë çështjesh, ku një nga kërkesat kryesore është pikërisht kundërshtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Kjo protestë, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit, është cilësuar nga përfaqësues të qeverisë si një lëvizje e nxitur nga “armiqtë e Shqipërisë”, ata që, sipas këtij interpretimi, nuk ia kanë dashur kurrë të mirën këtij vendi.

Mirëpo këtu fillon komedia.

Po tani ç’të bëjmë me Bashkimin Europian? Edhe ai kërkon të ndryshohet i njëjti ligj. Kështu që logjika na çon në një udhëkryq të pazakontë, ose Bashkimi Europian është bërë armiku më i ri i Shqipërisë ose lista e armiqve ka nevojë për një rishikim të kujdesshëm. Nuk është hera e parë që propaganda përplaset me arsyen. Propaganda ka zakon të bërtasë, arsyeja mjaftohet të buzëqeshë. Dhe kur faktet flasin me të njëjtën gjuhë si protestuesit, bëhet e vështirë të bindësh publikun se fajin e kanë hijet.

Ndërkohë, një pjesë e zellshme e ushtrisë së propagandës duket se endet në kërkim të një shpjegimi. Është një hall i madh, si mund të mbështesë Bashkimi Europian atë që deri dje u quajt komplot kundër Shqipërisë? Derisa të gjendet përgjigjja, më mbetet vetëm një detyrë qytetare, t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre “armiqve” që, sipas rrëfimeve zyrtare, paskan financuar, organizuar dhe nxjerrë në rrugë mijëra të rinj për të kërkuar pikërisht atë që kërkon edhe Bashkimi Europian. Mbroni Shqipërinë.

Prandaj, faleminderit o rusë, grekë, iranianë, “sorosianë”, algoritmeve, mbështetësve të Kurtit dhe çdo armiku tjetër, të njohur a të panjohur të Shqipërisë. Nuk ndodh shpesh që miqtë dhe “armiqtë” të flasin me një zë. Kur ndodh, ndoshta nuk është zëri ai që duhet vënë në dyshim.

P.S: Dokumenti i 9 dhjetorit 2025, “Komisioni Evropian e konsideron mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe përafrimin me direktivat evropiane si kushte thelbësore për përmbushjen e kritereve mbyllëse të Kapitullit 27”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11