Nga Klodian Tomorri

Kur e rriti pragun e TVSH-së në 10 mln lekë, tha që po e bëj për të luftuar informalitetin. Tani që po e ul në 5 milionë thotë prapë që po e bëj për të luftuar informalitetin.

Kur e uli para rritjes, tha prapë që po luftoj informalitetin, vetëm se e formuloi ndryshe; për të ndihmuar në formalizimin e bizneseve.

Ndërkohë profesionistët e lirë me uljen e pragut të TVSH-së në 5 mln lekë xhiro vjetore sakatohen. TVSH-ja 21 për qind shkon drejtpërdrejt si taksë mbi xhiron.

Nëse kësaj i shton taksat e bashkisë dhe sigurimet, atëherë shkon rrumbullak 50 për qind. Të keqen e Suedisë.

Kontabilisti, avokati, mjeku, dentisti, arkitekti, inxhinieri, agjenti imobiliar, gazetari dhe fotografi free lance, eksperti vlerësues etj etj etj do punojnë një ditë për vete dhe një ditë për qeverinë.

Të merr shteti gjysmën e xhiros si taksë, por pastaj kur vjen puna për spital larg qoftë, të thotë “paguaj cik po nuk e pate bezdi.”

Po e ngrite zërin dhe del në protestë të rreh me shkop gome, të mbyt me gaz ose të rras plumbin e gomës ballit.

Pra paguan 50 për qind taksë që të rrihesh dhe të pallohesh nga qeveria.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18