Në Maliq është zhvilluar dje aktiviteti ndërkombëtar “Night to Shine”, një event i dedikuar personave me aftësi ndryshe, që synon të përcjellë një mesazh të fortë për dinjitet, përfshirje dhe barazi sociale. “Night to Shine” është një iniciativë globale që organizohet çdo vit në dhjetëra shtete të botës dhe ka në qendër vlerësimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Në Maliq, aktiviteti mblodhi mbi 150 persona me aftësi ndryshe, përfshirë persona me sindromën Down dhe autizëm, si edhe prindër e familjarë të tyre, ndërsa rreth 150 vullnetarë kontribuuan në organizimin e mbrëmjes.

Pastori Plator Çollaku u shpreh se eventi nuk është thjesht një natë festive, por një nismë që synon rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri. Sipas tij, qëllimi është që këta fëmijë dhe të rinj të trajtohen me dinjitet të plotë dhe të kenë mundësi reale për t’u zhvilluar e përparuar. “Është një event botëror që zhvillohet në 51 shtete të SHBA dhe 67 shtete të ndryshme të botës. Ne duam të kemi të mirën e qytetit tonë e këta fëmijë të përparojnë, të vendosim dinjitetin aty ku duhet. Eventi nuk konsiston në një mbrëmje, nuk është vetëm një natë për të shkëlqyer, por për rritjen e ndërgjegjes për t’i parë ata njerëz me dinjitet e plot vlerë.”

Edhe specialistja e fushës, Rezarta Zenunllari, theksoi se përveç rolit të familjes, është e domosdoshme një mbështetje më e madhe nga institucionet dhe organizatat, në mënyrë që personat me aftësi ndryshe të përfshihen më shumë në jetën sociale dhe profesionale. “Familja e tyre është kryesore për rritjen dhe edukimin, por më e rëndësishme do të ishte të kishin mbështetje edhe nga organizata të tjera dhe nga shteti. Janë njëlloj si ne, vetëm disa veçori fizike nuk do të thotë të mos jenë si të tjerët, të punësuar e të dashur. Duhet mbështetje më e madhe,” u shpreh ajo.

Ndërsa Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, si nënë e një fëmije me aftësi ndryshe, solli një dëshmi personale, duke theksuar se sfida më e madhe për prindërit mbetet e ardhmja e fëmijëve të tyre. Ajo pranoi se institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë për të garantuar siguri dhe mbështetje afatgjatë. “Është bekimi i jetës time, motivi që të bëj çdo ditë më të mirën. Pyetja që i bëjmë vetes çdo ditë është: çfarë do të ndodhë me fëmijët tanë kur ne të mos jemi më? Këta individë me potencial të jashtëzakonshëm kanë nevojë të trajtohen me dinjitet dhe me gjithëpërfshirje sociale,” theksoi Zegullaj.

“Night to Shine” në Maliq përcolli mesazhin se përfshirja nuk duhet të mbetet vetëm simbolike apo e kufizuar në një natë feste, por të shndërrohet në angazhim të përditshëm të shoqërisë dhe institucioneve për trajtim me respekt, barazi dhe dinjitet.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5