Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga forcat amerikane ka shkaktuar një valë reagimesh të forta politike në mbarë botën, duke rihapur debatet mbi sovranitetin shtetëror, rendin ndërkombëtar dhe ndërhyrjet ushtarake të SHBA-së.

Në Shtetet e Bashkuara, qëndrimet janë të ndryshme. Administrata e Donald Trump-it e ka justifikuar aksionin si një veprim të domosdoshëm për sigurinë dhe interesat strategjike amerikane, ndërsa vetë Trump-i ka deklaruar se SHBA-ja “do të vendosë kushtet” për të ardhmen e Venezuelës. Sipas tij, arrestimi i Maduros hap rrugën për ndalimin e trafikut të drogës dhe rikthimin e kontrollit mbi naftën venezueliane.

Megjithatë, kritikat nga radhët e demokratëve nuk kanë munguar. Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez e quajti arrestimin një “shpërqendrim politik”, duke theksuar se motivi real nuk ka të bëjë me drogën, por me naftën dhe ndryshimin e regjimit. “Nëse do të ishte për drogën, Trump-i nuk do të kishte falur një nga trafikantët më të mëdhenj në botë,” shkroi ajo, duke shtuar se çështja po përdoret edhe për të larguar vëmendjen nga skandale të brendshme në SHBA.

Sipas “The Guardian”, Uashingtoni tashmë e sheh Delcy Rodríguez, e emëruar lidere e përkohshme e Venezuelës, si një figurë më të menaxhueshme se Maduro. Edhe pse publikisht ajo ka mbajtur një ton sfidues, duke dënuar arrestimin dhe duke kërkuar kthimin e Maduros, administrata Trump beson se Rodríguez do të pranojë kushtet amerikane, veçanërisht në sektorin e energjisë. “The Guardian” theksoi se ajo po ecën në një “tel të hollë”, mes presionit amerikan dhe ruajtjes së një regjimi të urryer nga një pjesë e madhe e popullsisë.

Në Evropë, reagimet kanë qenë më të kujdesshme dhe në disa raste distancuese. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se nuk ishte e informuar dhe nuk ka marrë pjesë në operacionin amerikan. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit britanik, Darren Jones, theksoi se bëhej fjalë për një operacion ekskluzivisht amerikan dhe se Londra nuk ka rol në vlerësimin e tij. Megjithatë, kryeministri Keir Starmer pranoi se qeveria britanike e konsideronte Maduron një president të paligjshëm, duke sinjalizuar një mbështetje politike indirekte për fundin e regjimit të tij.

Reagime kritike kanë ardhur edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi arrestimin e Maduros si provë se rendi i vjetër botëror dhe e drejta ndërkombëtare nuk funksionojnë më, duke paralajmëruar se sot në botë mbizotëron “ligji i forcës”.

Ndërkohë, në Amerikën Latine dhe në vendet aleate të Venezuelës, si Kuba, arrestimi i Maduros ka shkaktuar frikë dhe pasiguri. “The Guardian” raportoi se në Kubë ekziston shqetësimi se humbja e aleatit venezuelian do të përkeqësojë krizën energjetike dhe ekonomike, ndërsa autoritetet kubane e kanë cilësuar veprimin amerikan si “rrëmbim” dhe “akt terrorizmi shtetëror”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11