“Si e ke emrin o çun” pyesin protestuesit të miturin i cili u fut në makinë e policisë nga forcat e rendit pas protestës së PD-së. I trembur teksa u kërkonte policëve të mos e godisnin, i mituri arriti të thotë emrin e tij, Romeo Kora, vetëm 14 vjeç. Përplasje e tension ka patur në protestën e PD-së. Ky veprim ka ngjallur reagim nga opozita. Disa prej drejtuesve kanë shkuar në komisarit nr.1 për të kërkuar lirimin e Korës, duke dënuar aktin e policisë.

Vetë policia përmes një njoftimi zyrtar ka pranuar shoqërimin e 14-vjeçarit dhe sqaroi se: “Është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç”. Policia bën të ditur se ai nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm. “Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.”-konfirmon komisariati nr. 1. Shoqërimi i të miturit ka irrituar turmën e cila tentuar të futet me forcë në komisariat. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi duke e quajtur dhunë ndaj qytetarëve, një akt të rëndë të policisë. “Mes të lënduarve dhe një fëmijë 10-vjeç! Rama dhe Proda e kanë të afërt burgun. Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.”-u shpreh ai.

PD kërkoi nga bulevardi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krahut të tij të djathtë, Belinda Balluku pas akuzave të ngritura në SPAK. “Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri dhe për të vendosur një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme”, -tha Berisha, duke sjellë më pas reagimin e masës që është përplasur me policinë pasi hodhën shishe me molotov drejt godinës së qeverisë dhe parlamentit.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Të shqetësuar për presionin, demokratët kanë bërë denoncimin për gazin e përdorur nga policia. Deputetja Ina Zhupa publikoi bombulat e gazit që sipas janë të skaduara.

“Gaz lotsjellës i skaduar që u hodh sot në protestë  të shkaktojë probleme të rënda me frymëmarrjen, djegie kimike, dëmtime të syve dhe pasoja afatgjata shëndetësore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këto nuk janë “efekte anësore”, por pasoja të rënda të një veprimi të ndaluar nga ligji.”-tha ajo.

Tym e mjegull dhe incidente la pas protesta ku sipas uniformave blu janë dërguar në spitalin e Traumës 23 persona, mes tyre edhe efektive të rendit në repartin e Djegies të shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtorit për Rendin, Dashnor Muhaj. Nga PD ka patur përpjekje për të shmangur arrestimet e protestuesve. Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi janë parë duke ndërhyrë te forcat policore.

Në sy ra edhe një protestues i cili kishte veshur një kostum me mesazhe të shkruara kundër sistemit. Mbi xhaketë e pantallona kishte me shkronja të mëdha tw zeza i dallohej: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë! Poshtë diktatura!”

Në një reagim të fundit Rama i quajti mercenarë të rekrutuar nga rrugaçët e lagjeve protestuesit e PD-së. Në një reagim, në “X” kryeministri e konsideron protestën kombëtare të opozitës një degjenerim të pandalshëm. Sekretari i PD-së Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj duke i thënë se: “Askund në Europë kryeministri nuk bëhet avokat i korrupsionit si me Ballukun”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11