Nga Aurel Plasari

Në një nga zyrat e Drejtorisë së Shtypit nga e majta: Anastas Plasari, në këmbë Llazar Treska, ulur Nonda Bulka. Pastroj hera-herës foto të vjetra nga arkiva e tim eti dhe këtë punë IA-ja e bën mjaft mirë, meriton falenderime. Pastaj e pyes për identifikimin e personave dhe fillon me të parin Nonda Bulkën: Francis Scott Fitzgerald e me radhë të tjerët: futja kot. Por Nonda-Fitzgerald! Kjo më pëlqeu shumë. Pyes IA-në italisht dhe i identifikon menjëherë: Giorgio La Pira, Aldo Moro, Giuseppe Dossetti!

Ja, pra, sa të rezervuar duhet të jemi me infot që na jep IA-ja. Ngaqë fotoja nuk ka qenë publikuar më parë, IA-ja nuk ka info për personazhet në të. Në përgjithësi, jo vetëm në rastin e fotove, IA-ja të gjitha infot i ka nga ato që ka publikuar QENIA NJERËZORE. IA-ja përdor teknikë elektronike të sofistikuar kërkimi, duke u futur në çdo “birë” të dhënash, dhe i gjen ato aty ku mund të mos mbërrijmë dot ne. Por, nëse QENIA NJERËZORE nuk i ka dhënë infon X, IA-ja jo vetëm nuk ta jep dot infon X, por-ç’është më keq-të jep në vend të saj infon Y. Kujdes me IA-në !

Artikulli Tjetër

Mjerim…

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14