Nga Adrian Thano

Vrasjet e përsëritura si kjo e sotmja në Durrës, për motive absurde, nuk ndodhin thjesht nga një çast impulsiv. Poshtë fshihet një kulturë dhune, e heshtur, e toleruar, por edhe e ushqyer në vite. Sot, rrugëve të vendit ka një gatishmëri të frikshme për konflikt. Tensioni rri pezull, gati të shpërthejë për një shikim, një fjalë, një parkim. Nuk duhet as motiv, as arsye. Mjafton “hiçi”. Një shoqëri e tërë nuk di më “të flasë”. Çështje temperamentesh? Jo, dështim tragjik me edukimin, i shtrirë në tri dekadat e fundit. Nuk kultivojmë vetëkontroll, respekt, ndjeshmëri e vlerë për jetën. Nuk po u mësojmë dot fëmijëve tanë se jeta nuk është një lojë me butona “reset”, por një përgjegjësi që fillon me veten dhe mbaron me tjetrin. Nuk po u mësojmë të mendojnë përpara se të flasin, të ndalin dorën para se të godasin. Jo nga frika, por nga kurajoja dhe pjekuria. Disa ditë më parë, u gjenda përballë një grupi të miturish që kryen një vjedhje në shëtitoren e Sarandës. Një prej tyre, gati m’u ngjit pas trupit, me kokën e ngritur lart gjithë krenari. Bënte lëvizje të duarve para barkut tim; imitim të goditjes me thikë. Toni i reagimit tim “po i prishte imazhin në lagje”. “Emri” për këta fëmijë që të dhimbsen, fitohet jo me punë, por me vjedhje, dhunë, frikë. Ky “imazh” kokëbosh do të jetë nesër një kriminel real në titujt e mediave.

Mësova më pas, se edhe në qytete të tjerë me turizëm të shtuar, grupe të miturish janë përfshirë në forma të ndryshme kriminaliteti: shantazhe, kërkesa shpërblyese për të kthyer sendin apo kafshën e vjedhur, dhunë verbale ndaj vizitorëve, etj. Kjo është një sfidë serioze për policitë lokale. Nëse nuk kanë plane të veprimit jo vetëm për të mbrojtur viktimat e mundshme, por edhe për rehabilitimin e këtyre fëmijëve, përpara se të hyjnë thellë në botën e krimit, kot kapardisen rrugëve me atë uniformë. Kohët janë të vështira për shumicën. Familjet shqiptare janë nën trysni ekonomike e shpirtërore. Autoriteti i prindit ka rënë. Mësuesit janë të lodhur, të pambështetur, pa autoritet. Çfarë duhet bërë tjetër vec policisë? Zgjidhjet nuk ka nevojë t’i shpikim ne: Buxheti për edukimin të rritet; trajnime që nga klasa e parë; orë edukimi për kontrollin emocional dhe konfliktin (të detyrueshme këto në sistemin arsimor); këshillim familjar dhe ndihmë për prindërit e të rinjve problematikë; fushata të forta sensibilizuese, që ngrenë vetëdijen për pasojat e një çasti dhune! Nëse politika nuk ka ndjeshmëri për këto për çfarë dreqin ka? Nëse nuk merret me këto, çfarë rëndësie ka atëherë, nëse janë 100, janë 140 apo janë 200 dështakët e pispillosur në atë sallën nga ku buron e rrjedh tëposhtë ligji dhe vendimmarrja?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11