
Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve, amerikanët po përballen sërish me një pyetje të njohur dhe shqetësuese që nuk është zgjidhur kurrë përfundimisht: Çfarë po ndodh mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin? Pothuajse tetë vjet, pas një dite pasi agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan publikisht votuesit se Rusia po përpiqej të ndërhynte në fushatën e 2016-ës, një libër i ri që tërhoqi vëmendjen dhe ringjalli misterin e marrëdhënies mes të dyve duke raportuar se ata në mënyrë të fshehtë kanë qenë në kontakt, gjatë viteve të fundit.
Libri i gazetarit Bob Woodward, njëkohësisht dhe botuesi i skandalit të Watergatit, citon një ndihmës të paidentifikuar duke thënë se ish-presidenti dhe kandidati aktual republikan kishte folur me Putinin deri në shtatë herë që nga largimi nga detyra në vitin 2021, edhe pse Trumpi po u bënte presion republikanëve që të bllokonin ndihmën ushtarake për Ukrainën për të luftuar pushtuesit rusë. Në libër gjithashtu shkruhej se Trumpi, ndërsa ishte ende në detyrë në vitin 2020, i dërgoi presidentit Putin pajisje testimi Covid-19 në fillim të pandemisë për përdorim personal. Nëse Trumpi ka qëndruar në kontakt me Putinin që nga largimi i detyrës, mbetet e pakonfirmuar.

Personazhi i paindetifikuar nuk ofroi detaje të mëtejshme dhe Woodwardi pranoi në librin e tij se nuk mund ta verifikonte atë me burime të tjera. Njëzet zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të administratës së Trumpit dhe Bidenit, si dhe zyrtarë të inteligjencës së karrierës, janë kontaktuar nga “The Times” por njoftuan se nuk kishin njohuri për ndonjë kontakt midis Trumpit Putinit gjatë viteve që Trumpi u largua nga detyra, megjithëse disa thanë se ishte jo e paimagjinueshme.
Për të lexuar më shumë, klikoni “KËTU”


