Kodi i Ri Penal propozon një nen për dënimin e organizimit të udhëtimeve për qëllime seksuale. Neni 108/b thotë se nëse kryhen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, dënohesh me burg kur të kthehesh. Kjo duket e formuluar në mënyrë jo të qartë.

Kjo dispozitë kërkon të parandalojë format e ndryshme të shfrytëzimit, por ka ngjallur një paqartësi në interpretim. “Neni 108/b-Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”

Paqartësia e parë lind me mënyrën e ndëshkimit. Sipas hartimit të nenit, përgjegjësia penale bie jo vetëm mbi ata që përfitojnë financiarisht, por edhe kur akti kryhet pa shpërblim monetar. Përgjegjësia penale prek edhe personin që e organizon udhëtimin, dënim të cilin e vuan kur kthehesh në Shqipëri, nëse e gjithë “vepra” është konsumuar jashtë kufijve.

E pasqaruar është situata edhe për mënyrën si do mund të vërtetohet nëse ka patur shkelje, sidomos kur ndodhin jashtë Shqipërisë, pasi vë në diskutim nivelin e provave dhe konturet e zbatimit praktik që neni parashikon.

Edhe pse në fazë diskutimesh, ky nen ka parashtruar masa drastike. Drafti parashikon që personat e përfshirë në shkelje mbi bazën e shfrytëzimit seksual, të përballen me pasoja të rënda. Sipas nenit në rast se një kompani, biznes apo subjekt tjetër juridik përfshihet në organizimin e udhëtimeve për qëllime seksuale, përveç përgjegjësisë penale të individëve, gjykata mund të vendosë edhe mbylljen përfundimtare të subjektit, apo edhe një dënim që varion nga 2-6 viteve burg.

Drafti është në fazë diskutimi në tryeza me ekspertë, fakt që i jep mundësinë të jetë më “lexueshëm”.

Mirëpo gazetarja Esiona Konomi i bën këtë interpretim:

“𝐒𝐄𝐊𝐒𝐈 𝐍𝐄̈ 𝐔𝐃𝐇𝐄̈𝐓𝐈𝐌𝐄 𝐍𝐔𝐊 𝐃𝐄̈𝐍𝐎𝐇𝐄𝐓, 𝐏𝐎𝐑 𝐔𝐃𝐇𝐄̈𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐅𝐑𝐘𝐓𝐄̈𝐙𝐈𝐌 𝐒𝐄𝐊𝐒𝐔𝐀𝐋, 𝐏𝐎!

Meqë është e shtunë, mund të jetë e dobishme të sqaron të gjithë ata që kanë lexuar disa lajme të “bujshme” online, se po të bësh seks gjatë udhëtimeve, dënohesh me 6 vjet burg. Seksi nuk është i ndaluar sipas Kodit tonë Penal, as me ndryshimet e fundit. Abuzimi me seksin poKështu, neni i ri që i është shtuar Kodit Penal dënon udhëtimet që organizohen më qëllim shfrytëzimin seksual kundrejt pagesës dhe për llogari të të tjerëve. Pra, nëse dikush, organizon udhëtime vajzash nga Amerika Latine, për të punuar në Shqipëri si punonjëse seksi, dënohen. Apo nëse dikush mbledh një apo një grup vajzash nga Shqipëria, për t’i çuar në Dubai ku shfrytëzohen seksualisht nga të tjerët, edhe kjo dënohet. Kjo vlen për individët dhe agjencitë. Këta janë vetëm dy shembuj tipologjie. Neni i saktë është si vijon. Lexojeni dhe shijoni jetën pa u kriminalizuar.

“𝑁𝑒𝑛𝑖 108/𝑏

𝑂𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑡𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑞𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚𝑒 𝑠𝑒𝑘𝑠𝑢𝑎𝑙𝑒

𝑂𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑡𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑒̈, 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑛𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑠ℎ𝑝𝑒̈𝑟𝑏𝑙𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑎𝑝𝑜 𝑗𝑜, 𝑚𝑒 𝑞𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑟𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑛𝑑𝑜𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑎𝑣𝑒 𝑝𝑒𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑠ℎ𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑠𝑒𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑜𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒𝑛𝑒𝑡 114, 114/𝑎/1 𝑑ℎ𝑒 117, 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑠ℎ𝑖𝑘𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑜𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑢 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑡𝑖𝑚𝑖, 𝑑𝑒̈𝑛𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑖𝑚 𝑛𝑔𝑎 𝑑𝑦 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑣𝑗𝑒𝑡. 𝑁𝑒̈𝑠𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖 𝑘𝑟𝑦ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑖 𝑗𝑢𝑟𝑖𝑑𝑖𝑘, 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑎, 𝑘𝑟𝑎ℎ𝑎𝑠 𝑑𝑒̈𝑛𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈, 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑎𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑗𝑢𝑟𝑖𝑑𝑖𝑘.”

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7