
Nga Klodian Tomorri
Shqipëria ka 4 televizione kombëtare. Tre private dhe “RTSH-ja”. Të tre televizionet kombëtare tashmë janë investitore strategjike. Kurse RTSH-ja është strategjik e shkuar strategjikut.
E para nga mediat që u bë investitore strategjike ishte “Vizion Plus” me resorte në Gjirin e Lalzit dhe në Jug.
Pastaj i erdhi radha, “TV Klan”, ndonëse këtij në mënyrë indirekte. Bëhet fjalë për projektin ‘Ëhite Roads” në Palasë. Në momentin që u dha statusi, pronar i kompanisë ishte Gjikuria. Por hajde gjeje, përfituesin fundor siç thotë ligji, ose pronarin faktik, siç thotë SPAKU.
Tani erdhi dhe e treta e vërteta. Sot qeveria bëri me status strategjik edhe pronarët e “Top Channel”. Belaja e madhe tani është, mos na çohet dhe “RTSH-ja” dhe na kërkon edhe ajo status strategjik.
A mund të ketë vend në botën e tretë që ndodh kjo?
Turizëm i madh plako. Turizëm i madh gjithandej. Si do ta përballojmë gjithë këtë fluks turistik, është halli.
Megjithatë dilema e madhe është kjo.
Është më mirë të jetosh në një Shqipëri ku qeveria gjobit median arbitrarisht siç ishte rasti i Berishës me “Top Channel” apo në një Shqipëri ku qeveria i blen mediat kombëtare me statuse strategjike dhe konçesione më pak strategjike siç është rasti i Ramës me të gjithë?
Shqipëria e parë është gjallë dhe reziston. E dyta jeton në një realitet të rremë. Ose farsë, siç ka qejf ta quajë Berisha.


