
Nga Klodian Tomorri
Kjo puna e listave u bë qesharake totalisht. Në fakt si çdo gjë që ka të bëjë me politikën dhe jetën publike në Shqipëri.
Alibeaj ka kandiduar gjithë familjen në listën e Partisë së tij. Drejtuesit e koalicionit “Shqipëria Behet-Nisma Thurje” i kanë mbushur vendet e mbyllura me familjarët e tyre. Baballarë, nëna, vëllezer, motra, krushqi e katandi. Të gjithë në lista si fis.
“Shqipëria Bëhet-Nisma Thurje” thanë se ne i vumë familjarët në vendet e mbyllura të listës sepse do zbatojmë parimin e listave të hapura me të cilin nuk bëjmë kompromis. Pra familjarët do tërhiqen dhe në parlament do të shkojnë kandidatët që marrin më shumë vota.
Mirëpo Dash Sula thotë se pasi rashë dakord për të kandiduar me “Shqipëria Bëhet-Nisma Thurje” në Elbasan më thanë që ti dil i pari njëherë, por nuk është se ka shumë garanci që do bëhesh deputet se ata të vendeve të mbyllura edhe mund të mos tërhiqen. Fisi edhe mund të mos tërhiqet dmth, sipas Dashit.
Perla gjithandej.
Përfundimisht, e vetmja listë serioze në Shqipëri është lista e dasmës. Dhe ajo e borxheve të miletit nëpër dyqane.


