Ndërsa administrata e Trump-it po përpiqej të krijonte një urë komunikimi midis Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje paqeje, largimi i ambasadores Bridget Brink shton pasiguri të tjera të marrëdhënies mes Uashingtonit dhe Kievit. Lajmi u konfirmua të enjten nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Retuers” shkruan se nga një përgjigje me email thuhet se Brink do të japë dorëheqjen pas një periudhe shumë të gjatë në një zonë lufte. “Ambasadorja Brink po jep dorëheqjen. Ajo ka qenë ambasadore atje për tre vjet, një periudhë shumë e gjatë në një zonë lufte.”

“Ambasadorja Brink ka shërbyer për tre vjet në ambasadën në Ukrainë gjatë një kohe lufte… Ka bërë një punë të jashtëzakonshme, dhe i urojmë gjithë të mirat. Ne po punojmë që kjo luftë të marrë fund, ky është fokusi ynë dhe natyrisht presim që puna jonë të vazhdojë në këtë drejtim.”- tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në një konferencë të rregullt për shtyp të enjten.

Tammy Bruce

Kush është Bridget Brink

Brink u emërua në këtë post nga ish-presidenti Joe Biden dhe ka shërbyer në Kiev që nga maji i vitit 2022. Ajo është një nga diplomatet me gradën më të lartë që largohet nga Departamenti i Shtetit që nga marrja e detyrës nga Trump-i më 20 janar. Brink i bashkohet një sërë zyrtarësh me përvojë shumë vjeçare që janë larguar kohët e fundit, përfshirë edhe zëvendës sekretarin e Departamentit të Shtetit, John Bass, i cili u tërhoq në janar.

Ajo është kritikuar së fundmi në Ukrainë për reagimin e saj pas një sulmi rus që goditi një kënd lojërash në qytetin e lindjes së Presidentit Zelensky ku humbën jetën 11 të rritur dhe 9 fëmijë. Në platformën sociale “X”, Brink postoi për sulmin, por nuk e përmendi Rusinë. Zelenskyy kritikoi ambasadën amerikane, duke thënë se reagimi i saj ishte “çuditërisht zhgënjyes”.

Brink në Kiev në shtator, së bashku me sekretarin e atëhershëm të shtetit, Antony J. Blinken.

Sipas “The Financial Times” diplomatët perëndimorë të Kiev-it thanë se Brink ka qenë një përkrahëse kyçe për Kievin, si publikisht ashtu edhe privatisht, që nga javët e para të pushtimit të plotë rus në vitin 2022. Njëri prej tyre e përshkroi atë si “një karakter të fortë” dhe “diplomate serioze”. Zyrtarë ukrainas thanë se e shihnin Brink si tepër kritike ndaj tyre, veçanërisht për përpjekjet e vendit për të luftuar korrupsionin e rrënjosur.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14