
Salla e kuvendin sot mori zhvillime të pazakonta. Tym e flakadanë, konfrontime fizike e përplasje mes rojeve të sigurisë dhe demokratëve. Panorama paraqitet e dhunshme, ndërsa socialistët kanë parë anën tjetër të kaosit, duke e parodizuar. Deputetja Marjana Koçeku ka shijuar shfaqen njësoj si filmin “Game of throne” ku kolona zanore ka përkuar me dinamikën e shtyrjeve, ngjitjes mbi tavolina, thyerjes së karrigeve e të gjitha këto me pathosin e muzikës nga Ramin Djawadit ku tensioni është në rritje.
Piro Dhima ka kombinuar videon me muzikë ndërsa demokrati Klevis Balliu sfidon Gardën e Republikës, copëtohet mes tavolinash për të dalë në krye atje ku e pret Belind Këlliçi me flakadan në dorë. Të bindur për ta çuar deri në fund skenarin, Dhima i vendosi në sfond “We wish you a merry Christmass” si kartolinë ironike të demokratëve.
Zegjine Çaushi nuk e ka lënë rastin t’i humbasë. Videoja e saj u drejtohet votuesve të demokratëve. Me trazirat në foltore nga sulmi i demokratëve, ajo u tregon se kë kanë votuar. Zegjine Çaushi ka zgjedhur të marrë vetë protagonizmin, pa i shtuar muzikë a tekst. Ndërsa demokratët janë flakadanë në duar, socialistët në videon e Çaushit janë të qetë duke ndjekur lëvizjet e kampit kundërshtar.
Erion Malaj ka bërë parashikime për vitin që vjen duke shkruar poshtë videos: “Seanca e fundit në Parlament. Kështu po e mbyllin këtë vit parlamentar. Kështu, me shumë gjasa, do ta hapin edhe vitin tjetër.” Andy William me zërin e ngrohtë në “Thi is the most wonderfull time of the year” ka qenë zgjedhja e Malajt për ta vënë në fokus kulmin e reagimit të demokratëv të cilët që në hapje të legjislaturës synuan t’i afrohen foltores në shenjë revolte. E sipas Malajt me këtë “mrekulli” ka gjasa të vijë edhe 2026-ta.
Lexo edhe: https://gogo.al/kaos-flakadane-dhe-perplasje-fizike-ne-seancen-e-kuvendit/
“Neozilla-Christmass jingle bells “ ishte zgjedhja e “hitparadës” së kuvendit dhe kartolinave me tym të socialistit Erjo Mile për festa. Ai i uron festat nga kuvendi, duke mos dalë nga rreshti, me të tjerë që postuan pothuajse përmbajtje të njëjta.
Ardit Bido nuk ka menduar ta shoqërojë me muzikë po thotë: “Shfaqja teatrale e së enjtes.
E vetmja formë si mund të bëhen këta ministra”. Teksa qesh me veprimet e demokratëve, Bido lejon të duket qartë në video “shfaqja” e acaruar në kuvend.
Demokratët kanë protestuar kundër qeverisë dhe zv,kryeministres Belinda Balluku duke i akuzuar për shkelje e abuzime me detyrën. Pasi hodhën sende të forta, flakadanë e shishe me ujë, kreu Niko Peleshi vendosi largimin nga seanca të deputetëve Klevis Balliu e Flamur Noka.


