Fjalori i kryedemokratit Sali Berisha ka provokuar sot socialistët. Ai doli nga rendi i ditës dhe kërkoi heqjen e mandatit të deputetes Belinda Ballukut. “Kuvendi siç e shihni është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta pas shpinës time, janë maska e Lubisë dhe Ramës. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, -tha ai. Shprehja e përdorur nga ai solli reagimin e deputetes socialiste Sara Mila. “Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tendë dhe nuk u lodhën këta!?”-tha ajo. Qëndrimi i saj me tone të larta, u replikua nga Berisha i cili e shmangu duke thënë: “Sojit tyre nuk i përgjigjem kurrë. Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë.”

Mes tensioneve është revoltuar edhe Zegjine Çaushi. Ajo e akuzoi Berishën duke e quajtur “gënjeshtar” kur ai e konsideroi protestën paqësore. “Kemi dy orë që dëgjojmë këtu një ish-kryeministër që jetën e tij politike e ka nisur dhe e ka përfunduar me dhunë. Ky parlament duhet të futet në shina. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote Sali Berisha. Si nuk ke turp që gënjen, si nuk ke turp që paguan adoleshentët për të ardhur në protestë. Ti doktor je mësuar me gënjeshtra, mohove të afërmit e tu në Gërdec”, -deklaroi Çaushi.

Berisha ka kërkuar t’i përgjigjet në foltore, por nuk i është dhënë fjala nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Kryedemokrati nuk e ka lënë me aq, por ka folur jashtë sallës. Ai tha se: “Unë nuk kisha dëgjuar gra të përdornin fjalë të pista siç përdorën ato të PS-së! Ato përdorën fjalë të turpshme. Gjoja u revoltua nga një fjalë që është gjysmë letrare. Unë e përdora në kuptimin e asaj që është gjysmë letrare. Kilometri i fundit do të përfundojë me përmbysjes e regjimit”, -tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10