
Banorët e Zvërnecit enden prej vitesh për të marrë pronat. Gazetarja Lindita Çela në një intervistë për Ylli Rakipin deklaron se banorët pronat i kanë prej trashëgimisë dhe ligjit 7501. Ajo shprehet se të paktën 93 familje janë ende në procese gjyqësore. Sipas Çelës 89 ha tokë janë regjistruar si pronë shtet në emër të një varrmihësi i cili nuk ka dijeni për këtë pronë.
“Kur erdhi Rama në qeveri në 2013 beteja e parë ishte transparencë në pronësinë e tokës. Ka patur 15 ndryshime ligjore për çështjet e pronësisë, plus ligjin për investimet strategjike.
Banorët e Zvërnecit kanë prona për shkak të trashëgimisë, ose prej ligjit 7501, kanë paguar taksat dhe janë 93 familje që janë në procese gjyqësore.
Banorët kur shkuan t’i regjistrojnë shohin se është dhënë një vendim i gjykatës në dhjetor 2003. Dosja ishte ashiqare e manipuluar.
Ka banorë që janë në gjyq për shkak të trashëgimisë dhe janë çështje në Gjykatën e Lartë.
Ka një vendim për regjistrimin e një prone për të regjistruar një sipërfaqe prej 89 hektarësh të regjistrohet në pronë shtet. Kjo sipërfaqe që ishte në emër të një varrmihësi, që deklaron për prokurorët se nuk kishte dijeni, se nuk kishte aplikuar.”- tha Çela.


