Mjekët kanë bashkuar zërin me studentët e të rinjtë për largimin e Edi Ramës. Nga bulevardi kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij. Të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë të tjera universitare, kanë hedhur thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Bluzat e bardha ka një deklaratë të përbashkët për media kanë kërkuar ndaljen e dhunës ndaj protestuesve shqiptarë, dorëheqjen e Ramës, qeveri tranzitore dhe pavarësi në qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Më tej ata kanë deklaruar se Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe të krijohen kushtet për një dalje paqësore nga situata. Mjekët në protestë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe ndaj atyre që janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë. Ata ngritën problemin e gazit lotsjellës duke thënë se përdorimi i tij në sasi të madhe dëmton shëndetin. Në fund të deklaratës së përbashkët, theksojnë se e konsiderojnë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar duke kërkuar hetim të shpejtë. Mjekët shprehin shqetësimin se nuk do donin të ngjisnin kockat e studentëve e as të policëve.  

I pranishëm krah pedagogëve që mbështesin të rinjtë, pedagogu dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj tha se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, jo të drejtorëve. Biberaj shkon më tej duke shtuar se: “Janë ushtarët dhe patronazhistët e tij, s’do të habitesha nëse shkarkon edhe ministrat”. Pas kërkesës së Ramës për dorëheqjen e drejtuesve në administratën shtetërore, ai tha se kjo nuk është zgjidhja që kërkojnë qytetarët. Sipas tij, lëvizjet në administratë tregojnë mungesën e meritokracisë dhe varësinë e drejtuesve të institucioneve nga kryeministri. Ai kritikoi faktin që, sipas tij, drejtorët largohen nga detyra me urdhër të kreut të qeverisë, duke i cilësuar ata si “ushtarët e tij”. Situata është tensionuar psi polica u kërkoi qytetarëve të largohehin nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Të rinjtë kanë reaguar për ndërhyrjes së policisë edhe pse u shënua një dita pa incidente.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18