
Një ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA thotë se zgjedhjet e ardhshme të vendit do të jenë më shumë si një balotazh midis politikave të Trumpit, George dhe Alex Soros, ndërsa partitë opozitare akuzojnë korrupsionin nga socialistet që janë në pushtet.
“Shqipëria tani efektivisht është një sistem me një parti që pretendon të mbajë zgjedhje.”-tha Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, për “Fox News Digital”. Nesho tha se zgjedhjet e majit “janë një përplasje midis ‘Trump-istëve’ dhe ‘Soros-istëve’, ku të dytët luftojnë për të mbajtur kontrrollin mbi korrupsionin dhe shtetin në Shqipëri.”
Në mes të akuzave për korrupsion dhe arrestimeve të fundit të kandidatëve të rëndësishëm politikë shqiptarë, disa kritika po shprehin shqetësim për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin 140-anëtarësh të vendit, që tani janë të planifikuara për 11 maj. Nesho pretendoi se socialistet që udhëzohen nga Rama “janë jodemokratikë dhe të rrënjosur thellë… për më shumë se 12 vjet, ata janë mbështetur nga donatorë të pasur të majtë si Alex Soros, shoku i ngushtë i Ramës, dhe nga projekte si reforma gjyqësore e USAID dhe Open Society, të cilat Rama i ka përdorur dhe kthyer për të sulmuar opozitën e djathtë konservatore.” Ai pretendoi se kryeministri “po ashtu mbikëqyr një shtet të fuqishëm narkotik, i cili shpërndan frikë dhe ushtron kontroll mbi zgjedhjet.”

Rama gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, më 20 shtator 2023, në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Fondacionet Open Society të George Soros (OSF) kanë investuar më shumë se 131 milionë dollarë në Shqipëri midis vitit 1992 dhe 2020, duke “mbështetur rritjen në pushtet të zotit Rama,” raportoi Qendra Europiane për Ligjin dhe Drejtësinë në 2023. Qendra pretendon se OSF-ja ka ndihmuar në shpërndarjen e disa prej 60 milionë dollarëve që USAID shpenzoi për reformën gjyqësore në Shqipëri midis 2000 dhe 2015, duke shpjeguar se opozita e Ramës ka “denoncuar këtë reformë si një mundësi për qeverinë që të marrë kontrollin mbi sistemin gjyqësor.”
Zyrat e OSF-së në Shqipëri dhe SHBA nuk i janë përgjigjur pyetjeve të shumta nga “Fox News Digital”në lidhje me akuzat që kundërshtarët kanë ngritur kundër saj. Sipas një website-i të OSF, grupi ka “rezervuar 600,000 dollarë për të mbështetur procesin e reformës së sistemit gjyqësor të Shqipërisë” në vitin 2015, si pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. “OSF-ja” pretendon se “paratë janë përdorur për financimin e një paneli ekspertësh me 20 anëtarë, për realizimin e aktiviteteve të informimit publik dhe anketave të opinioneve, për krijimin e një website-i të dedikuar dhe për organizimin e konferencave.”

Protestuesit mblidhen para zyrës së Kryeministrit Edi Rama në Tiranë, Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e tij më 11 shkurt 2025
NewsNation raportoi se Alex Soros udhëton shpesh në Tiranë dhe e quan atë “shtëpinë e tij të dytë.” Në korrik 2021, Soros postoi një selfie me Ramën në Instagram, duke e identifikuar kryeministrin si “miqtë e tij të mirë.”
Berisha thotë se tetë vjet më parë kërkoi nga Kongresi i SHBA-së dhe Parlamenti Europian “të ndalojnë aktivitetin politik të (George) Soros në Europë, sepse ai është armik i demokracisë.”
Në një fjalim në dhjetor, Berisha tha se do të ndalonte OSF-në nga Shqipëria, duke e quajtur këtë grup “një kërcënim të vërtetë kombëtar,” sipas “Euronews Albania”. Berisha tha se keqmenaxhimi i burimeve nga qeveria Rama dhe dështimi për të lehtësuar varfërinë kishin detyruar emigrimin e 45% të shqiptarëve.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, largohet nga Kuvendi në Tiranë, Shqipëri, më 21 dhjetor 2023
Një pengesë tjetër për kandidaturën e Berishës janë sanksionet që ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken shpalli kundër Berishës, gruas dhe fëmijëve të tij në maj 2021. Blinken tha se Berisha ishte “përfshirë në veprime korruptive, siç është keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përdorur fuqinë e tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij, në dëm të besimit të publikut shqiptar në institucionet e qeverisë dhe funksionarët publikë.”
Berisha pretendoi se sanksionet kundër tij ishin “krejtësisht të bazuara në lobingun e korruptuar” nga George Soros dhe Rama. Ai gjithashtu tha se anëtarët e administratës së Biden “e kthyen Ambasadën e SHBA-së në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie,” duke i kërkuar mbështetësve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit që të ndalonin mbështetje për Berishën dhe partinë e tij, dhe se Departamenti i Shtetit “i kërkoi vendeve të tjera që të sanksiononin dhe të izolonin mua.”
Berisha tha se sanksionet kanë penguar fushatën e tij. “Natyrisht, kjo më dëmton, sepse nuk mund të takohem me shqiptarët amerikanë, të cilët janë kaq të shumtë, dhe në këtë zgjedhje, për herë të parë, ata kanë të drejtën të votojnë për partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e tyre të origjinës.”

Ish-Presidenti shqiptar Ilir Meta mban një flamur amerikan ndërsa mban një fjalim gjatë një proteste në Tiranë, më 2 mars 2020
Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se ata nuk kishin asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se entitetet amerikane i kthyen mbështetësit kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve nga “Fox News Digital” në lidhje me pyetjen nëse sanksionet kundër Berishës duhet të mbahen, ose nëse ato pengojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Një përfaqësues i ish-Presidentit Joe Biden nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rolin e administratës së tij në kthimin e mbështetësve kundër Berishës. Nesho vuri në dukje se sanksionet “nuk kanë… prova dhe janë refuzuar nga opinioni publik shqiptar. Duket si një lëvizje politike, e udhëhequr nga aleatët e pasur të Ramës, si Alex Soros, të cilët përfitojnë si komercialisht ashtu edhe në ndikim nga mbajtja e Ramës në pushtet.” Nesho i bëri thirrje administratës Trump “të heqë menjëherë këtë ndalim. Po ngre ndjenja anti-amerikane dhe po përplaset me vlerat e demokracisë dhe drejtësisë,” shtoi ai.
Nesho pretendoi se “tre zgjedhjet e fundit ishin të padrejta, plot kërcënime dhe vjedhje. Zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025 nuk duhet të jenë thjesht një shfaqje të rreme, ato duhet të jenë me të vërtetë të lira dhe të ndershme. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të ushtrojnë presion për këtë ose të kërkojnë që votimi të shtyhet deri sa të mund të plotësojë standardet e duhura.”
“Fox News Digital” kontaktoi disa herë kryeministrin shqiptar Rama, OSF-në, një anëtar të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadën Shqiptare në Washington, D.C., për komente në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndërhyrje të OSF-së në zgjedhje, por nuk mori përgjigje.
Shënim- Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Fox News”. Lexo “KËTU”.


