Ndryshimet klimatike janë një prej çështjeve më të diskutuara të viteve të fundit në botë, ku shumë shtete e kanë futur tashmë në axhendat e tyre politike. Por sa e prekur është Shqipëria nga kjo krizë? Një studim i cili flet për “Rëndësinë e Energjisë së Rinovueshme” i publikuar nga një grup studiuesish dhe ekspertësh të mjedisit, të cilët janë: Agim Mazreku, Anita Mero, Armando Hysa, Bernardo Stambolliu, Edita Kala, Klajdi Sotiri, Lulzim Baumann dhe Marina Zela, kanë arritur në përfundimin se ndryshimet klimatike në vendin tonë po ndikojnë në krizën e energjetikës, kjo për shkak se 95% e energjisë vjen nga hidrocentralet dhe si pasojë e ndikimit të kushteve klimatike, në këtë rast thatësira, e kanë ulur ndjeshëm prodhimin e energjisë.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve Shqipëria importon 30% të energjisë së saj, ndërsa në të njëjtën kohë 37% e qytetarëve shqiptarë jetojnë në varfëri, që do të thotë se sistemi energjetik dhe vetë sektori janë gjithashtu nën presion për të prodhuar dhe furnizuar energji me çmim të përballueshëm. Lidhur me këtë temë ekspertët sugjerojnë si zgjidhje, diversifikimin e burimeve të energjisë, pra me fokus përdorimin e energjisë diellore, siç mund të jenë panelet diellore si dhe energjia e erës. Përdorimi i këtyre burimeve ndikon në rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, ku Shqipëria mund të zvogëlojë varësinë nga kushtet e paqëndrueshme klimatike dhe të siguroj energji më të përballueshme dhe afatgjate për të gjithë vendin. Gjithashtu ekspertët theksojnë se ndërgjegjësimi dhe angazhimi i qytetarëve është thelbësor në ecurinë e efikasitetit energjetik.

Lidhur mbi këtë situatë, ish-kryeministria e Sllovenisë njëkohësisht ish-komisionerja e transportit të Bashkimit Europian, Violeta Bulc shprehet se përmisimi i sektorit të hidrocentraleve apo përdorimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, si dielli apo era do të ndihmonin që Shqipëria ti bënte ballë ndikimit të ndryshimeve klimatike.

“Shqipëria gjeneron pothuajse të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet, duke e bërë atë shumë të varur nga burimet ujore. Duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të hidrocentraleve dhe duke integruar burime të tjera të energjisë së rinovueshme, Shqipëria është më e gatshme për të përballuar ndikimet e ndryshimeve klimatike.”- tha Bulc, e cila ishte dhe kryeorganizatorja e konferencës “Përballja me Sfidat e Tranzicionit Energjitik”.

Për të lexuar studimin klikoni “KËTU”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11