Nga Alban Nimani

Fakti që qeveria shqiptare gjen brenda natës 4.2 milionë euro për të shpëtuar një koncert komercial të dështuar të një artisti që kushton miliona dollarë, ndërkohë që skena e pavarur kulturore financohet me lëmoshë shtetërore, është një goditje direkte dhe fyerje e rëndë për dinjitetin e të gjithë artistëve shqiptarë.

Skena e pavarur e teatrit, muzikantët dhe artistët vizualë realizojnë projekte (shpeshherë edhe vullnetarisht) me buxhete që, përveçse janë qesharake, paguhen edhe me vonesa të mëdha.

Fondi i emergjencës së shtetit, ligjërisht dhe moralisht, është i destinuar për raste fatkeqësish dhe nevoja me interes të lartë publik. Në këtë rast, po investohet në një strukturë të përkohshme, në vend që të investohej në teatro, galeri apo salla koncertesh që do t’u mbeteshin artistëve të vendit për të zhvilluar kulturën.

Merret përsipër rreziku i një biznesi privat përmes fondeve publike të emergjencës është një luks që asnjë artist apo organizator shqiptar nuk ka mundur ta ëndërrojë kurrë.

Nuk e besoj qe egziston nje shtet ne bote qe e ka bere ndonjehere kete. Nuk eshte fer (deri sa ky vend ka aq shume nevoja emergjente) as etike.

Skena kulturore ndërtohet gradualisht me vite; kultura e koncerteve të kalibrit global nuk mund të ngrihet brenda natës dhe as me stimulime të tilla financiare. Ajo është një kulturë ku rinia edukohet ndër vite për pjesëmarrjen në ngjarje të këtij kalibri. Për shkak të dyndjeve të mëdha të njerëzve që duhen menaxhuar, shumë artistë të përmasave globale nuk performojnë në vende që nuk kanë një historik (CV) të konsoliduar koncertesh.

Dhe kjo kulturë e munguar krijohet pikërisht nga skena e pavarur, e cila sot është lënë në mëshirë të lëmoshave.

Ndjehem jashtezakonisht i fyer qe e kemi mbajtur Tullen mbi 11 vite me lemoshe financiare shteterore, nderkohe qe i gjithe komuniteti dhe te gjithe artistet qe kane hipur ne skenen e Tulles kane performuar per shkak te dashurise ndaj artit.

Megjithate, ndjehem shume krenar qe gjithe keto vite ne kete tempull te kultures perkunder logjikes financiare, prioriteti yne kryesor, ka qene dhe eshte permbushja shpirterore dhe ngritja e vlerave artistike, duke krijuar keshtu nje komunitet me dinjitet te larte kulturor, te cilet sot jane ne proteste duke ngritur zerin ndaj padrejtesive qeveritare.

Artikull i Mëparshëm

Miza në sy 2

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5