
Si e ka ndikuar protestën një e re si Kristiana Filip? Çfarë ndodhi në jetën e saj që e lidhi me astrologjinë? Pse Kristiana mendon që njerëzit nuk duhet të ndjekin astrologjinë pop, apo atë që ne e quajmë “Horoskopi ditor”? Çfarë parashikon cikli 80-vjeçar i ndryshimeve dhe a kishte ardhur koha dhe për qeverinë Rama? Këto janë disa momente nga biseda me Kristiana Filip, e cila ka studiuar ligjet në Shqipëri e më tej në Universitetin e Kembrixhit. Kristiana na rrëfen edhe mënyrën se si ajo bën detoks nga teknologjia e rrjetet sociale.


