
Nga Rezarta Caushaj
Hapsira publike eshte e tejngopur me opinione per cfaredolloj teme dhe opinionisteve iu duket sikur sa me te shumte ne numer te jene, aq me te drejte kane.
Ky eshte fiks perkufizimi i turmes dhe turma, po nga perkufizimi, eshte gati gjithmone e madhe.
Por, numrat nuk bejne as te verteten e as te drejten.
Me keq akoma, turma gjithmone tenton ta ule debatin qe t’ia pershtas kapacitetit te vet. Por, kapacitet nuk ka.
Jo rastesisht, Kierkegard thoshte se turma ishte burim i te pavertetes (Whereever there is a crowd, there is untruth), pasi shtypte ndergjegjen individuale te njeriut.
LeBon ishte i pari qe rremoi ne trurin e popullit si grup, duke zbuluar se turmat ishin irracionale dhe te sugjestionueshme dhe shtypnin inteligjencen individuale.
Me rrjetet sociale, kemi arritur ne nje epoke te re te turmave: nese dikur turma genjehej nga qeveria apo individ te vecante, sot ajo genjehet nga kushdo qe di te perdor mediat sociale.
(Nje 15 vjeçar nga cilido vend, ben qe te zihen njerez te rritur pa e ditur kujt po i referohen. Po ky eshte lule, se zihen edhe per permbajtje gjenerike prodhuar nga AI me komande).
Keto te fundit nga ana tjeter po inkurajojne genjeshtrat dhe histori qe kane qellim te terbojne publikun, si menyre per te fituar klikime.
Historite ndjekin e ekzaltojne arketipe kofliktesh primordiale (gruaja-dashnorja, gruaja-vjerra, nena-nusja-djali, dhali braktis nenen e vuajtur per gruan kapricoze, nena braktis femijen per te bere qejf, babai zgjodhi dashnoren para gruas e femijeve, Perendimi-Lindja, Rusia-SHBA-ja, Kina-SHBA-ja, te rinj-te vjeter, te pasur-te varfer, prindi kunder femijes e anasjelltas, besimtar-ateist, te krishtere- myslinan, hebre-mysliman, te majte-te djathte, rob qe hiqen sikur jane trans e plote e plote e plote te tjera).
Ka faqje te tera qe merren vetem me kete pune e ne loje ka hyre edhe gjeopolitika, me Rusine e Kinen qe perdorin bote qe t’i fryjne sa me shume cdo debati te tille artificial, qe çan pelhuren sociale te vendeve ne krize vlerash.
Dhe njerezit i konsumojne, sugjestionigen e radikalizohen.
Shpresa ime eshte se rrjeti eshte bere aq helmues, sa njerezit do fillojne ta braktisin.
Shpresa ime eshte qe kjo te ndodhi para se te trokasin pasojat e plota te coroditjes.
PS: Momentalisht jemi tek ankthi, pasiguria dhe zemerimi kronik, – me token qe na rreshket perdite poshte kembeve, – por keto, historikisht, kerkojne nje menyre te çlirohen.



