Nga Fatmira Nikolli

Ka të paktën që në 2008-ën ide e nisma që synojnë muzealizimin e burgut të Spaçit, ku punuan dhe u shfrytëzuan mijëra shqiptarë për arsye tërësisht politike, disa prej të cilëve dhe vdiqën po aty duke humbur përgjithnjë. Eshtrat e tyre janë ende të zhdukura, pra Shqipëria ende u mban peng trupat. Shteti shqiptar nuk ka buxhet për të nderuar kujtimin e tyre as për të nisur kërkimin e tyre, edhe pse atyre shqiptarëve shteti ju ka marrë jetën, rininë, punën e krahut dhe pasurinë, pronën e çdo gjë që kishin, veç shpirtit. Thënë kjo, ata e kanë parapaguar atë muze. Por, jo! Shqipëria që nga 2008 e deri sot nuk ka buxhet. Pret ende ndihmë nga donatorët sepse muzeu nuk është fitimprurës në kuptimin ekonomik. E megjithatë, ja ku jemi, duke financuar një koncert me 4 mln euro, për të ruajtur nderin e humbur të Shqipërisë.

Po për çështje buxhetesh, nuk kemi ende as Bibliotekë Kombëtare të denjë. Librat stivohen në kuti bananesh por kjo nuk na bën me turp. Është siç duket relative çështja e nderit, kujtesa nuk është e ndershme, sepse na kujton mëkatet tona, kur vramë në emër të ligjit, të partisë e të pushtetit. Por për këto arsye financohet një këngëtar i cili përndryshe është “non grata” në vende ku demokracia është më shumë se fasadë. Të nëpërkëmbësh eshtrat e të vdekurve në 36 vjet, është nderi i humbur i Shqipërisë, sepse respekti për të vdekurit është shenjues universal i dinjitetit njerëzor.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10