Policia e Prishtinës ka ndaluar për 48 orë biznesmenin Valon Lluka, ish-administrator i shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA sh.p.k.). Ai dyshohet të jetë përfshirë në mashtrime dhe lidhje kontratash të dëmshme. Lajmi konfirmohet nga Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Përmes një deklarate prokuroria shprehet: “Prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Shala.

Ndalimi i tij vjen pas akuzave të biznesmenit Behgjet Pacolli për abuzime me detyrën dhe transaksione të dyshimta financiare. Lluka ka administruar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili kryesohej nga konsorciumi “Mabco Construction”. Lluka sipas deklaratëve të Pacollit dyshohet se ka kryer pagesa pa mbulim me vlerë mbi 1.5 milionë euro, si dhe një transfertë prej rreth 1.6 milionë eurosh nga kompanitë e Grupit “Mabetex” drejt një shoqërie në Abu Dhabi për shërbime që pretendohet se nuk janë kryer asnjëherë.

“Për mashtrimet rreth Aeroportit të Vlorës, shpresoj se do të trajtohen nga gjykatat e Tiranës pa anshmëri. Në Kosovë po ashtu shpresoj të tregojë drejtësia (ashtu si në Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga këto veprime ilegale”, shkruante Pacolli.

Deri të arrestimi i Llukës ka patur të tjera zhvillime. Më herët qeveria shqiptzre ka anuluar kontratën koncensionare të Aeroportitt të Vlorës në vlerën e 104 milionë eurove. Përmes një njoftimi argumentoi masën e marrë me shkeljen e afateve ligjore dhe kontraktuale për përfundimin e punimeve. Pacolli kundërshtoi duke paralajmëruar se do shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Pacolli akuzoi shtetin shqiptare se penguan përfundimin e punimeve duke nxjerrë si justifikim vonesat. Një tjetër situatë u krijua me problemin e pronësisë mes dy ortakëvetë konsorciumit: “Mabco Construction” të Pacollit (që zotëron 98% të aksioneve) dhe shoqërisë “2A Group” të biznesmenit Valon Ademi (me 2% fillestare). Keqkuptimet mes palëve dhe akuzat e ndërsjellta kanë lënë pezull aeroportin, i cili u prezantua me bujë nga qeveria shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18