Nathaniel Rothschild, financieri dhe biznesmeni britanik ka shprehur rezerva ndaj kryeministrit Edi Rama për Butrintin. Pas një interviste të Ramës në “Channel 4”, Rothschild ka komentuar në rrjetin social X të gazetares Lindsay Hilsum. Edhe pse vlerëson rolin dhe punën e Ramës më herët për Butrintin, Rothschild ka kritikuar vendimin për zvogëlimin e sipërfaqes së Parkut Kombëtar të Butrintit me 800 hektarë në vitin 2022, si dhe legjislacionin e vitit 2024 për investimet strategjike.

Rothschild shkruan: “Raport dhe intervistë e shkëlqyer. Edi Rama është një politikan i veçantë, dikush që e admiroj dhe që ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Megjithatë, zvogëlimi me 800 akra i Parku Kombëtar i Butrintit në vitin 2022, si edhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike dhe mënyra se si ai po zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, nuk përputhen me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, me angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe me frymën e mbrojtjes së mjedisit që është ndërtuar me aq kujdes gjatë tre dekadave të fundit.”

KASAPHANA MBI BUTRINT SIPAS AURON TARES

Një nga miqtë e Nathaniel Rothschild, që ka punuar ngushtësisht me të për të ruajtur Butrintin është Auron Tare. Ai ka bashkëpunuar ngushtë edhe me kryeministrin Edi Rama për turizmin dhe trashëgiminë dhe ka ngulmuar për t’u ruajtur Butrinti. Mirëpo kasaphanën që po i bëhet Butrintit, ai e ka shpjeguar në këtë bisedë në Gogo.al. Tare ka treguar se nuk flet më me Ramën, pikërisht për shkak të Butrintit.

“Pra, modernizimi i arkitekturës ka ndodhur kudo në çdo vend të botës, por sot në konceptin modern të zhvillimit të turizmit është parë, provuar që arkitektura lokale, autenticiteti i vendit që ti viziton është arsyeja e madhe për udhëtim. Pra nuk udhëton më njeriu i edukuar, i sofistikuar, i cili do të paguajë. Nuk udhëton më për godina moderne. Pse? Sepse modernizimi është kudo dhe nuk ka pse të shkojë në një vend, i cili është një kopje e rëndomtë e një arkitekture moderne të një vendi tjetër. Ai do të vijë këtu për fshatrat autentikë, do të vijë këtu për qendrat e arkeologjisë, do të vijë këtu për bregun e ruajtur të paprekur, do të vijë këtu për peizazhet historike, do të vijë këtu për kulturën autentike të vendit. Nuk mund të vijë këtu për një kitch dhe ky është problemi mendoj unë.

Ky është një debat i thellë dhe mendoj që kryeministri duhet të kishte rreth vetes njerëz, të cilët do ta debatonin këtë gjë me të për ta, si të thuash, frenuar në konceptin e tij modernist, pra për të sjellë realitetin dhe për t’i thënë që modernizmi nëse ti e aplikon në fushën e turizmit do ta dëmtojë vendin, nuk do ta bëjë më autentik.

Mund t’ju jap për shembull në një rast shumë interesant. Për shembull, Rama ka sjellë në një ndër këto projektet e “The Albanian Files” ka sjellë një nga arkitektët më të mirë sot në botë që është ai arkitekti japonez, i cili kërkon të bëjë një ndërhyrje në Butrint. Në vetvete arkitekti japonez i ftuar nga Rama është një risi, është një kryevepër që një emër kaq i madh i arkitekturës botërore vjen në Shqipëri për të bërë një vepër. Absolutisht është një gjë shumë e mirë. Në momentin që ti konceptin e këtij arkitekti japonez sado të bukur dhe elegant ta ketë, e vendos në një qendër antike që vjen nga thellësia e shekujve, vjen nga Troja antike, është një vend i cili përmendet nga Homeri.

Është një vend, i cili ka kaluar kaq e kaq gjurmë të lashtësisë mesdhetare. Nuk mund të ketë një kontekst japonez. Pra, nuk ka sens. Nuk ka sens në një vend i cili fillesat e veta i ka nga periudha antike e Homerit. Nuk mund të përfundojë me një si të thuash shtresëzim japonez. Kushdo që e dëgjon thonë kanë luajtur mend se nuk ka mundësi. Pra duhet parë konteksti. Pra nëse dikush thotë dhe unë e kam dëgjuar te kryeministri, si mund juve të kundërshtoni një arkitekt kaq të famshëm japonez? Jo, nuk kundërshtohet, por për një diçka tjetër, por jo në një qendër antike si Butrinti.

Dhe çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur kjo, që para katër vjetësh nëpërmjet Fondit Shqiptar Amerikan AADF, qyteti antik iu dha atyre në administrim, gjë që është një turp për kombin shqiptar, ku i hiqet kombit një pasuri kaq e rëndësishme dhe i jepet një fondi të huaj, i cili nuk ka absolutisht asnjë të drejtë të menaxhojë pasurinë kombëtare të një vendi sovran dhe në mënyrën që zoti Rama mendon që shqiptarët në përgjithësi nuk e kuptojnë çfarë po bëhet. Pra kemi një flamur amerikan të ngulur në Butrint, pra nën këtë flamur tashmë hapësirat e parkut, gjë që nuk është njësoj si qyteti antik, pra janë dy gjëra të ndryshme, hapësirat e parkut po jepen për ndërtim. Është zona më e ruajtur e Mesdheut, jo e Shqipërisë, e Mesdheut.

Pra, në Ngushticën e Korfuzit, ajo zonë atje që unë e kam ruajtur për 20 e ca vjet në dobi të popullit shqiptar është një nga vendet më të lakmuara në Mesdhe dhe i është dhënë një ndërtuesi afër qeverisë dhe në veri të liqenit i është dhënë një tjetër ndërtuesi afër qeverisë dhe në dy vendet e tjera po i jepet dhe dy ndërtuesve të tjerë afër qeverisë që të krijojnë brenda zonës së mbrojtur, brenda zonës me të cilën ne pala shqiptare dhe pala britanike dhe pala ndërkombëtare e ka ruajtur për 20 e ca vjet, mos më shumë, tashmë do të zhvillohet dhe kjo mendoj unë është një nga krimet e mëdha që po i bëhet hapësirës territoriale të vendit.”

Lexo edhe: https://gogo.al/rothschild-kushner-ivanka-trump-dhe-rama-auron-tare-tregon-mbi-takimin-butrintin-dhe-crruge-mendon-se-ka-marre-rama

I pyetur nëse e shpëtojmë dot tani Butrintin po ta ndalohet plani i Ramës, Tare u përgjigj:

“Patjetër. Është pak, domethënë ka shumë dëmtime sepse pjesa, ajo pikëza e vogël që tashmë ka hyrë në leksionin publik të zonjës Kumbaro është një katastrofë më vete. Dhe ndërtimi që po bëhet midis Ksamilit dhe Kanalit të Vivarit është një tjetër dramë më vete, por dhe ato që po planifikohen të bëhen brenda zonës së mbrojtur të Butrintit do të jenë përfundimisht shkatërrimi i asaj zone dhe do të jetë një nga dramat e mëdha të prishjes së trashëgimisë kulturore, peizazheve historike, peizazheve të mbrojtura, të gjitha me radhë. Pra, Butrinti mendoj unë është ajo që shqiptarët mund ta shohin me sytë e tyre. Çfarë do t’i ndodhi Karavastasë, Zvërnecit, Dajtit, Divjakës, Thethit, e të tjerë e të tjerë.

Prandaj nëse e keni vënë re ju nga pala e qeverisë nuk del absolutisht asnjëri të flasi për Butrintin. Pse? Jo se unë jam njeri i zoti, por sepse unë them atë që ka në në terren. Pra atë që shikoj. Pra kjo është mendoj unë sfida më e madhe dhe askush nga institucionet shtetërore nuk dalin për të thënë që Auroni gabon ose Auroni ka gabim ose gënjen ose nuk e di sepse ajo po ndodh.”

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10