“Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë (1920-1939)”, libri i studiueses franceze Nathalie Clayer, sjell një tregim të ri dhe të thelluar mbi krijimin e shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftërave botërore. Përmes një qasjeje multifokale, autorja largohet nga narrativat klasike të historiografisë kombëtare dhe e trajton shtetin jo si një strukturë të ngrirë, por si një proces dinamik, të ndërtuar në ndërveprim të vazhdueshëm me hapësira sociale, aktorë të ndryshëm dhe temporalitete historike të ndërthurura. Libri analizon transformimin e shoqërisë shqiptare të viteve 1920-1939 duke lëvizur vazhdimisht fokusin “me, përtej dhe nën” shtetin-kombin, duke nxjerrë në pah tensionet mes vazhdimësive post-osmane, proceseve të modernizimit dhe ndikimeve ndërkombëtare.

Nathalie Clayer është një nga studiueset më të njohura franceze të historisë osmane dhe post-osmane të Ballkanit dhe Turqisë. Ajo është drejtoreshë kërkimesh në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS), pranë Qendrës për Studime Turke, Osmane, Ballkanike dhe të Azisë Qendrore (CETOBaC), si dhe drejtoreshë studimesh në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Shkencat Sociale (EHESS) në Paris. Interesat e saj kërkimore janë përqendruar veçanërisht në hapësirën shqiptare, në çështjet fetare dhe identitare, në analizën e hapësirave sociale dhe në trajtesat biografike si mënyrë për të kuptuar proceset historike më të gjera.

Ndër veprat e saj më të rëndësishme për publikun shqiptar është libri “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, botuar nga “Përpjekja” në vitet 2009 dhe 2012. Clayer ka bashkëredaktuar gjithashtu disa punime kolektive me rëndësi ndërkombëtare, si “Society”, “Politics” and “State Formation in Southeastern Europe during the 19th Century” (2011) dhe “Conflicting Loyalties in the Balkans”. Një pjesë e konsiderueshme e studimeve të saj janë përkthyer dhe botuar në revistën “Përpjekja”, duke i dhënë lexuesve shqiptarë qasje në një historiografi të pasur dhe të nuancuar mbi proceset historike që formësuan Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Përmes qasjes së saj analitike, që kombinon perspektiva sociale, politike dhe biografike, Clayer është bërë një referencë kyçe për studiuesit e historisë së Ballkanit dhe për ata që duan të kuptojnë ndërveprimet komplekse midis individit, komuniteteve dhe shtetit në hapësirën post-osmane.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10