Një investigim i “New York Times” tregon eksperiencën e një studenteje nga Kosova, Ema Kurshumlija, e cila pagoi rreth 2,000 dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e mrekullueshme”. Por realiteti ishte krejt tjetër, pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtoi një përvojë të bukur. Kur pamë se çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe,” tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili tregon se programi J-1, i administruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA, shpesh kthehet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizatorët sponsorë, shpesh në dëm të studentëve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë paguan ekzekutivët e tyre mbi 500,000 dollarë në vit, ndërsa familjarët e tyre përfituan mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vjet. Pjesëmarrësit shpesh dërgoheshin të punonin në ferma ose biznese në pronësi të anëtarëve të bordit ose familjarëve të tyre.

Studentët gjithashtu detyroheshin të blinin sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5,000 dollarë për person. Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur pësuan lëndime ose u përballën me ngacmime.

Një student korean, Dongho Kang, pagoi pothuajse 5,000 dollarë dhe përfundoi duke pastruar tanke septike në një fabrikë çeliku në Indiana. Të tjerët punuan në ferma derrash në Nebraska, ku disa thanë se ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit paralajmëroi në vitin 2000 se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të fituar para”. Megjithatë, rregullat nuk janë ashpërsuar dhe sponsorët nuk kanë kufij për tarifat që mund të marrin.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar me vite dhe sponsorët që nuk i respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10