Nga Klodian Tomorri

Helmohen fëmijët në Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 ditë e fshehtë, por më pas skandali rrjedh në media se dalin prindërit që kishin fëmijët në spital.

Pasi lajmi bëhet publik, AKU-ja detyrohet nga zorbelaja të marre mostra për analiza. Helmimi kishte ndodhur 5 ditë më parë, por fleta e analizës së AKU-së tregon se mostrat janë marrë në datën 24 maj, pikërisht në ditën që lajmi shpërtheu në media. 

Pastaj fillon operacioni uthulla. Në datën 27 del AKU-ja dhe thotë se nga mostrat e analizuara deri më tani të mishit, vezëve etj etj, nuk ka prani salmonele, por kemi edhe disa mostra ende në proces analizash në Elbasan. Këto vezët e analizuara në laboratorin e Elbasanit dolën të gjitha me salmonelë dhe dikush atje spiunoi duke e shpërndarë fletën e analizave tek gazetarët.

Pasi u publikua kjo, del Silva Bino dhe thotë që këta të AKU-së janë kërrica e shkuar gomerëve. Se veza nuk mund të jetë burim salmonele. Këtu tani situata bëhet edhe më fantastike. Në media del një lajm që vezet ishin prodhuar nga kompania e Agron Çelës, ish-deputet i Ramës, tani i përfaqësuar në Parlament nga vajza e tij. Më vonë del AKU-ja me njoftim zyrtar dhe thotë që vezët nuk ishin me salmonelë nga prodhuesi. As nga furnitori i ndërmjetëm. Ato janë infektuar në ambientet e kopshtit.

Në fund del dhe kompania e ish-deputetit të Ramës, që thotë se unë s’kam lidhje me këtë punë. Nuk prodhoj vezë fare, por merrem me turizëm. Ata që e bënë lajmin ta heqin menjëherë ose do mbajnë përgjegjësi në gjyq. Tani morët vesh gjë në gjithë këtë histori ju? Ja ky muhabet është në Shqipëri, që ditën e parë që shkeli Edi Rama në zyrën e kryeministrisë. Plas m*ti, fillon menjëherë operacioni uthulla për të pastruar erën e qeverisë.

Ky tani thotë do hyjmë në Europë. Mirë o zotëri, mirë. Por kush është ai që të fut ty në Europë me këtë surrat që i ke dhënë shtetit? Me AKU-n tënde do hysh në Europë ti? Po ata të BE-së po të duan të vrasin veten, hedhin bomba bërthamore mbi vete, nuk presin t’u çosh ti derdimenët e AKU-se, ISHP-se, ISV-së dhe të gjitha paçavur-institucioneve të tua për t’i helmuar.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5